Real Madrid gati të paguajë klauzolën e Reus

0

Nga ana e tij futbollisti, mendohet se e ka pranuar ofertën dhe pritet që të firmosë për pesë sezone me madrilenët.

Marco Reus në orbitën e Realit të Madridit. Zërat për një transferim të mundshëm të gjermanit në Spanjë bëhen edhe më të shpeshtë gjatë ditëve të fundit. Sipas ”El Cofidencial”, 25-vjeçari, sezonin e ardhshem do të largohet nga ”Signal Iduna Park” per te luajtur ne Bernabeu. Portali siguron se në fund të 2014-ës disa emisarë të klubit madrilen kanë udhetuar në Gjermani për t’u takuar personalisht me lojtarin e Borussias. Ata e siguruan sulmuesin se klubi mbretëtor është i gatshëm të paguajë klauzolën e vendosur për të nga Borussia, plot 25 mln Euro.

c. Gjatë pesë sezoneve të tij të para në Madrid, Marco Reus parashikohet të përfitoje rreth 7 mln Euro në sezon. Viti 2014 ka eklipsuar karrierën e lojtarit të Kombëtares së Gjermanisë për shkak të dëmtimeve të shumta. Reus humbi mundësinë për të luajtur botërorin e tij të parë, pasi pësoi një dëmtim në kavilje vetëm pak ditë përpara nisjes për në Brazil, ndërsa gjatë këtij sezoni nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësinë me skuadrën e Klopp. Ai është aktivizuar vetëm 9 ndeshje me verdhezinjtë, por kjo nuk e ka penguar Realin e Madridit të rrisë presionin ndaj lojtarit që konsiderohet si një ndër më të talentuarit e viteve të fundit në Bundesliga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here