Reagon shteti çek: S’ është grabitje, ngjarja e turistëve çekë rast i izoluar

0

Ministria e Jashtme e Çekisë është shprehur në lidhej me vrasjen e dy turistëve çekë, duke thënë se policia shqiptare po e heton. Viktimat janë nga qyteti Bohemia. “Çështja po hetohet si krim dhe se me shumë mundësi ata janë vrarë. Viktimat u gjetën mbrëmjen e kaluar në makinën e tyre në veri të Shqipërisë afër qytetit të Shkodrës, që tërheq shumë turistë.

Ministria e Jashtme dhe Policia kanë lajmëruar familjarët dhe janë kontaktuar nga ambasada çeke në Tiranë. Ambasada po negocion me familjarët për transportimin e trupave në vendlindje. Deri më tani nuk ka qenë e mundur që të bëhet një gjë e tillë sepse policia po heton çështjen”, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshmë çeke, Michael Lagronova.

Në lidhje me ngjarje ka reaguar edhe ambasadorja e shtetit në fjalë, Radka Calabkova, e cila thotë se ky krim është vetëm një incident i izoluar. “Është një tragjedi dhe incident i izoluar. Policia shqiptare po heton çështjen dhe ne po marrin informacion gradual prej tyre. Zona ku u vranë turistët është një vend shumë i vizituar dhe tërheq turistë nga Çekia e Polonia. Besoj se nuk kemi të bëjmë me grabitje”, thotë Calabkova.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here