Reagon Sevdie Morina:”Faktet do i themi nesër”

0

Pas deklaratave të sotme të kryeprokurorit Sylë Hoxha ku janë adresuar kritika të ashpra në drejtim të Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Sevdie Morina, ka reaguar kjo e fundit.

Morina në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës e paralajmëruar për të martën në orën 14 duhet të mbahet.

”Unë së bashku me prokurorin Jetish Maloku kemi kërkuar që mbledhja të mbahet nesër”, ka thënë Morina.
Ajo ka paralajmëruar se nesër gjatë ditës do të bëjë publike fakte të cilat demantojnë ato çfarë ka thënë Sylë Hoxha gjatë ditës për të dhe anëtarët e tjerë të KPK-së.
“Të gjitha do i themi nesër”, ka thënë Morina.

Gjatë ditës, Morina u kritikua nga Sylë Hoxha i cili në një konferencë për media ia përmendi Morinës edhe kunatin e saj, Rrahman Morinën.
Hoxha nuk pranoi t’i parashtrohen pyetje dhe të sfidohet nëse tërë këtë luftë është duke e bërë për shkak se Morina para dy mbledhjesh kishte kërkuar shkarkimin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here