Reagon Serbia:”Brezovica pronë e Ineks Intereksportit …”

0

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koncesionimin e Ski Qendrës Brezovica, ka reaguar Qeveria e Serbisë, duke thirrur një konferencë urgjente për shtyp.

Nënshkrimi i kontratës për dhënien me koncesion të Qendrës turistike Brezovica e ka shtyrë Qeverinë e Serbisë të reagoj kundër, duke pretenduar mbi pronësinë e kësaj qendre skijimi.

Shefi i Zyrës për Kosovë, në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Djuric, me të dëgjuar për nënshkrimin e marrëveshjes me konzorciumin francez, menjëherë ka reaguar – duke thirrur një konferencë urgjente për shtyp, për të shprehur protestën ndaj këtyre investimeve.

Marko Djuriç deklaroi se: Brezovica i ka pronarët e vet dhe ata janë Ineks Intereksport. Ata që dëshirojnë të investojnë në këtë ski qendër, duhet të merren vesh me pronarët që e kanë mirëmbajtur këtë qendër skijimi deri më sot.

Qindra privatizime kanë ndodhur në Kosovë, dhe për to nuk ka reaguar Qeveria e Serbisë. Megjithëkëtë për Qeverinë e Alekdansar Vucic, konsesionimi i Brezovicvës është çështje e veçantë. Ata llogarisin se mirëmbajtja dhe investimet nga viti 2002 i Qendrës Brezovica, disi duhet ti shpaguhet firmës shtetërore nga Serbia – Ineks Intereksport.

Deklarata e Marko Djuriç duket se më shumë i drejtohet investitorëve Francez, për Brezovicën, se sa Qeverisë së Kosovës, për të cilat të dy palët nënshkruese të në këtë proces koncesionimi e kanë pasur të qartë si çështjen e pronësisë së aseteve e poashtu edhe procedurave juridike të cilat janë kryer në kuadër të Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here