Reagon Sekretari i OVL të UÇK-së për skeqin e Stupcave: “UÇK s’mund të njolloset”

0

Mënyra se si është portretizuar UÇK-ja në një skeç humoristik të transmetuar në KTV, ka prekur Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emër të kësaj organizate ka reaguar Sekretari i OVL të UÇK-së, sipas të cilit ky humor nuk ka asgjë të vërtetë me UÇK-në dhe që është “politikë tendencioze e televizionit që e ka transmetuar”.

Klinaku ka thënë për Magazina.al se edhe humori duhet ta ketë një kufi.

“Nuk guxon të bëhen tallje e shpifje me vlerat e kombit shqiptar, siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës“, ka thënë Klinaku për Magazina.al

Sipas tij, janë të kota përpjekjet e për t’ia humbur vlerën një Ushtrie që “me gjakun e saj i siguroi Kosovës atë që sot po e gëzojnë qytetarët e saj”.

“Vlerën e UÇK-së janë munduar ta humbin që nga paslufta e këndej, me arrestime, me montime të proceseve gjyqësore politike, etiketime e shpifje – si nga vendorët e po ashtu edhe ndërkombëtaret. Por, kot e kanë sepse ai lum gjaku që është derdhur për këtë gjysmë lirie, që ata po e përqeshin, nuk do të shkojë huq. Sepse kurdo do ta fitojmë lirinë e plotë dhe do t’i kemi gjyqet e pandikuara politikisht e ku do t’i ndjekin të gjithë ata që i bëjnë të keqija vendit”, thotë Klinaku

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here