Reagon Sali Berisha: Taksa për autostradën, turpi i Kombit

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe-ish lideri demokrat, Sali Berisha, e ka cilësuar turp të kombit vendimin e qeverisë për taksimin e autostradës Rruga e Kombit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha, thotë se mirëmbajtja e autostradës mund të mbulohej fare mirë nga të ardhurat vjetore që sigurohen prej saj, pa kosto shtesë për xhepat e qytetarëve.

Postimi i plotë i Berishës:

“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri në 10 euro në rrugën e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet që do të kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro! Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit.
Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri-tjetri!

Turpi i Kombit!”, shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here