Reagon nipi i Sinan Hasanit: “Unë mburrem me Sinan Hasanin”

0
Shemsedin Pira nip i Sinan Hasanit thotë se për figurën e Sinan Hasanit nuk mund të flasin gjeneratat e reja dhe ata që nuk e kanë njohur kohën e vështirë në të cilën janë ndodhur shqiptarët e asaj kohe, transmetpn rajonipress. “Si pasardhës i tij unë mburrem me punën e tij, mburrem me rezultatet e atëhershme që ka dhënë në një gjendje jo shumë normale politike, sepse ka pasur fërkime, heqje kokash e shumë presione të ndryshme të stilit të UDB-së e të OZNAS. Sinan Hasani në tërë veprimtarinë e tij është munduar që të bëjë zgjidhje të duhura për shqiptarët në ish Jugosllavi, kuptohet duke ju përshtatur rrethanave të atëhershme” ka thënë Pira, i cili është avokat e nip i Sinan Hasanit.

Pira thotë se puna, veprimtaria dhe kontributi i Sinan Hasanit nuk mund të mohohet nga asnjë personalitet, veçanërisht nga njerëz të rinj dhe të palexuar. “Sinan Hasani mbetet të studiohet nga historian eminentë, ata që vërtetë e kanë mision zbardhjen e historisë dhe guximin e madh për ta thënë gjithmonë të vërtetën. Të gjithë ata që dyshojnë në aktivitetin dhe veprimtarin e Sinan Hasanit duhet të kenë guxim, kurajo dhe përkushtim që të shfletojnë arkivat e Shkupit, Tiranës, Stambollit, dhe të arkivave me ndikim për ta kuptuar rolin tejet konstruktiv që ka luajtur Sinan Hasani. Si pasardhës i tij unë mburrem me punën e tij, mburrem me rezultatet e atëhershme që ka dhënë në një gjendje jo shumë normale politike, sepse ka pasur fërkime, heqje kokash e shumë presione të ndryshme të stilit të UDB-së e të OZNAS”, ka thënë ai.

Pira u ka sugjeruar gjeneratave të reja, pse jo edhe veteranëve të luftës dhe Këshillit të fshatit që mos të bien nën ndikimin e tekeve ditore. “Sinan Hasani ka qenë kalibër për kohën e vet, ka qenë politikan me një pedigre që rrallëkush ka mundur ta gëzojë në atë sistem. Nuk është dorëzuar as para furtunave më të fuqishme dhe nuk do të dorëzohet as tani pas vdekjes. Jemi këmbëngulës që figura e Sinan Hasanit të vlerësohet e çmohet sipas meritave të atëhershme. Jam i sigurt se historiografia shqiptare do të jetë tepër e mangët pa vendin meritor që duhet ta ketë Sinan Hasani”, ka thënë Pira. Pira thotë se vet fakti që Këshilli i fshatit nuk është kundër tregon se Sinan Hasani ka simpati nga bashkëvendësit e vet. “Atëherë neve si familjarë vetëm na mbetet që të ndjekim rrugët institucionale për të ardhur deri tek emërtimi, por edhe nuk do të lejojmë që dikush ta njollos figurën e Sinan Hasanit”, ka thënë Pira.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here