Reagon gruaja e Genc Sefës: “Burri im dhe shokët e tij nuk janë të pasur e kriminelë, janë atdhetarë”

0

Bashkëshortja e Genc Sefës – shtetasit shqiptar të arrestuar në Kumanovë nën dyshimet se ka marrë pjesë në luftimet që u zhvilluan atje dy ditë më parë – Dashurie Sefa u ka kërkuar Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që të interesohen për fatin e burrit të saj dhe të shokëve të tij, ngase siç ka thënë ajo, nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Sefa, në një reagim të publikuar në media, ka thënë se interesimi duhet të shprehet për të dituar se a janë duke u trajtuar pengjet sipas konventave ndërkombëtare. Sipas saj, burrë i saj dhe shokët e tij, nuk janë të pasur dhe kriminelë, por atdhetarë të dëshmuar. Sefa është nga Lushnja, por jeton në Ferizaj.

REAGIMI

Duke besuar plotesisht ne qellimin e mire dhe besnik ndaj kombit shqiptar te burrit tim dhe shokeve te tij, une kerkoj me ngulm qe qeveria e Kosoves dhe Shqiperise te mos i braktis, te interesohet per fatin e tyre, pasi qe ne familjaret e tye nuk kemi asnje qasje dhe asnje lloj informacioni se si jane? Si po trajtohen? Dhe shteti Maqedon a eshte duke ju permbajtur rregullave dhe konventave nderkombetare per trajtimin e te burgosurve te luftes! Qeveria e Kosoves dhe Shqiperise e ka obligim kushtetues te kujdeset per qytetaret e vet ne cfare cdo lloj situate dhe te na informojë ne familjaret e te na ndihmojë pasi qe ne Jemi ne terr informativ lodhur me kete situate qe ka ndodhur atje. Keta djem kane dhene shume edhe per Kosove kur ka pas nevoje, kane lene familjet dhe i jane pergjigjur thirrjes per mobilizim kombetar duke dhene edhe pjese te trupit per kete vend. Keta njerez nuk jane te pasur e as kriminelë, keta njerez jane thjeshte atdhetarë qe kane dashur te ndihmojne popullin shqiptare atje te persukutuar dhe bashkuftetaret e tyre te 2001-ishit qe ende kalben burgjeve te Maqedonise.

Une besoj dhe garantoje me jeten time qe Genci dhe shoket e tij nuk kane shkuar atje per asnje lloji interesi dhe prapavije politike te skenareve te felliqura maqedonase!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here