Reagon edhe Jahjaga:”veprim i padinjitetshëm ndaj gazetarit Buzhala”

0

 Një veprim të tillë Presidentja e ka quajtur të papranueshëm.
Reagimi i plotë i Jahjagës:

Liria e shprehjes është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme e njeriut dhe vlerë e çmuar e secilës shoqëri dhe askush nuk mund të gjykohet njëanshmërisht e me qëllim të fyerjes për fjalën e thënë. Çdo shoqëri vlerësohet për tolerancën dhe respektimin e mendimit ndryshe që nuk cenon të drejtën njerëzore të askujt dhe që nuk shkel dinjitetin e asnjë njeriu. Sundimi i ligjit është thelbi i çdo shoqërie dhe askush nuk mund të ngritet mbi të, pavarësisht pretendimeve për pozitën në shoqëri. Është prandaj i dënueshëm veprimi i padinjitetshëm ndaj gazetarit Berat Buzhala.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here