Reagon Daçiq: Thaçi nuk ka nevojë të vijë në Beograd

0

“Një temë serioze, një qasje joserioze”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke komentuar lajmin e mediave në Kosovë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, më 24 prill do të jetë për vizitë në Beograd.

Daçiq, sipas medieve serbe, ka shtuar se në fakt rreth pjesëmarrjes të cilën e organizon një organizatë jo qeveritare “Ambasadorët e Paqes” e ka mësuar nga mediat.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë në lidhje me këtë organizim nuk është konsultuar, dhe kjo është arsyeja pse, sipas tij, në takimin nuk ka nevojë për qenë pjesëmarrës.

“Mendoj se nuk ka nevojë për të ardhur. Ne kemi bërë shumë hapa në normalizimin e marrëdhënieve tona në një mënyrë që është rënë dakord reciprokisht mbi to. Për këtë nuk është rënë dakord reciprokisht. Ky është një organizim i një anshëm i qarqeve të caktuara joqeveritare”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm serb.

Daçiq ka shtuar se në “çështje të tilla serioze nuk mund të zbatohen pa autoritetet shtetërore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here