Reagon BE-ja ndaj deklaratave të Edi Ramës:Bashkimi klasik Shqipëri-Kosovë, provokim 

0

Deklaratat e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi rreth bashkimit janë provokime të papranueshme dhe nuk janë në një linjë me politikën e bashkëpunimit në rajon, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç.

Në një deklaratë për shtyp të mërkurën, Koçijançiç reagoi ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama, se ai dhe Thaçi kanë diskutuar për “një bashkim klasik të Kosovës dhe Shqipërisë” nëse Tirana dhe Prishtina dështojnë të bashkohen brenda BE-së.

“Ne nënvizojmë se Ballkani Perëndimor ka prospekte të qarta evropiane, që përcaktohen në nivele të larta”, tha Koçijançiç, duke shtuar se Brukseli pret që të gjithë në rajon të ndjekin politikën e bashkëpunimit në kuadër të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.

“Të gjitha deklaratat provokuese që burojnë nga kjo politikë janë të papranueshme”, përfundoi Koçijançiç./Shekulli Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here