Reagon babai i Riza Jonuzit,të përfolurit për trathti ndaj luftëtarëve të Kumanovës

0

Babai i shumë të përfolurit Riza Jonuzit nga Kumanova ka hedhur poshtë thashethemet se biri i tij ka mundur të tradhtoj grupin e armatosur.

Ai thotë se shtëpia e tij është e hapur për gjithçka që e intereson opinionin.

Ja apeli Isuf Junuzit:

“Te nderuar shqiptare kudo qe jeni une jam baba i Riza Junuzit Isuf Junuzi. Njoftoj opinionin e gjere se une jam ne Kumanove me tere familjen.

Ne jemi ketu dhe jemi te hapur per gjithqka qe i intereson opinionit shqipetar. Bejme me dije se djali jon Riza Junuzi nuk ka gisht per tradhtine qe po i mvishet per rastin e Kumanoves.

Apeloj te te gjith shqiptaret qe mos te nguten me vlersime. Urojme qe sa me shpejte te zbardhet rasti i Kumanoves dhe e verteta te del ne shesh. Njeheresh shfrytezoj rastin qe t’ju shpreh ngushllime familjareve te deshmoreve te rene ne Kumanove dhe urojme qe te burgosurit te lirohen sa me shpejte”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here