Reagojnë veteranët për listat: “Ministria s’ishte në luftë, ishte kundër luftës”

0

Pas publikimit të listave të futura në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe njësitë vartëse, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Ekzil, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë reaguar duke thënë se është bërë tejkalim i kompetencave nga ana e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas organizatave të dala nga lufta, ky vendim i komisionit është në kundërshtim me ligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht nenit 3, përcjell Koha.net.

Ja ku mendojnë kategoritë e dala nga lufta se është shkelur ligji.

Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Lufta Çlirimtare e Kosovës (LÇK) – është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK – ja, me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe sjelljes së lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, me karakter mbrojtës dhe çlirimtar, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake, policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;

1.2. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) – Formacion ushtarak i armatosur dhe i organizuar në baza vullnetare me uniforma dhe shenja dalluese, me njësi organizative dhe zinxhir komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm, nën kontrollin civil të udhëheqjes politike, me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat ushtarake, policore dhe administrata okupuese e Serbisë në Kosovë;

1.3. Veteran i UÇK –së – pjesëmarrës në luftën për çlirimin në Kosovë si:

1.3.1. Invalid i luftës së UÇK –së –luftëtari, pjesëtari dhe i internuari (burgosuri) i UÇK- së, i cili ka pësuar plagë , lëndime (dëmtime ) fizike dhe psikike apo sëmundje të rënda gjatë luftës ose në burgjet dhe kampet e armikut, gjatë periudhës së luftës , me shkallë të invaliditetit së paku 10%;

1.3.2. Veteran luftëtarë i UÇK –së – është qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK- së , dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÃ ‡K së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës;

1.3.3. I internuar i UÇK së – secili person i cili për shkak të veprimtarisë së tij si pjesëtarë i UÇK- së është arrestuar gjatë periudhës 1997 -1999, dhe mbajtur në burg nga forcat e Serbisë;

1.3.4. Pjesëtarë i UÇK së – çdo person i cili me vendim apo akt tjetër është caktuar të kryej detyra konkrete në mbështetje politike , logjistike, financiare dhe detyra të tjera të marra nga komandantët e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK- së, përkatësisht shtabi i përgjithshëm i UÇK- së, gjatë periudhës 1997- 1999;

1.3.5. Pjesëmarrës i Luftës – ushtari, i cili është radhitur në radhët e UÇK së, ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive për të kontribuar në luftë, por për arsye të ndryshme i ka lëshuar radhët e UÇK- së, para përfundimit të luftës;

1.3.6. Ushtari i zhdukur (i pagjetur) i UÇK- së – veterani ose pjesëtari i UÇK- së, f ati i të cilit ende nuk është zbardhur.

Ne konsiderojmë se komisioni me këto veprime, duke futur si dëshmor, veteran, pjesëtar apo pjesëmarrës në listat e ushtarëve, struktura siç ishte Ministria e Mbrojtjes së Republikes së Kosovës në Ekzil, që asnjëherë nuk e kanë njohur luftën e UÇK-së dhe asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e strukturave të saj, bëhet me qëllime të caktuara dhe për interesa të politikes ditore që qëllimin e vetëm e kanë falsifikimin e historisë dhe degradimin e luftës çlirimtare.

Duke i parë shkeljet e ligjit, në këtë rast por edhe raste të tjera qysh prej fillimit të verifikimit, ftojmë Prokurorinë e Shtetit që sipas detyrës zyrtare të hetojë çdo shkelje që bien në kundërshtim me Ligjet në fuqi Nr.04/L-054 dhe Nr.04/L-261.

Sqarim:

Ne përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, që jemi pjesë e komisionit, konsiderojmë se kjo çështje do të duhej të diskutohej me anëtarët e komisionit në mbledhje të thirrur nga kryetari i komisionit, para se të vendosej për publikim të këtyre listave.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here