Reagojnë “Stupcat”:Videoja si përgjigje “kërcënimit të ISIS-it” nuk është e jona,do të ngrejmë padi …

0

Pas videos e cila qarkulloi sot nëpër mediumet online, kanë reaguar grupi më i njohur i humorit shqiptarë “Stupcat”. Ata e kanë quajtur montim të paskrupullt dhe keqpërdorim të imazhit të tyre kinse kundërpërgjigjen ndaj ISIS-it.

Stupcat kanë paralajmëruar edhe padi edhe për keqpërdorimin e imazhit e tyre.

Ja reagimi i tyre:

Reagim:

Informojm adhuruesit tonë se në Gazeten express dhe ne portale tjera është botuar shkrimi “Stupcat i përgjigjën kërcnimit te Isis”-it
Lidhur me kët shkrim jemi te obliguar që të reagojm ndaj keqpërdorimit te Imazhit tonë me montimin e paskrupullt të serialit tonë “Amkademiku” i cili është xhiruar në vitin 2012 ku me shkëputjen e një pjese te Serialit keqpërdoret xhirimi jonë,kinse reagimi vjen nga Stupcat.

Informojm opinionin e gjërë se ndaj gazetes express dhe portaleve tjera do të bëjm padi private për keqpërdorimin e Imazhit tonë dhe dezinformimin e opinionit te gjërë.
Me respekt Stupcat

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here