Reagimi i FFK-sër për tentimin e serbëve për ndërprerjen e ndeshjes Kosovë-Madagaskar

0

“Ne kemi qenë të informuar për rastin në fjalë dhe kemi marrë të gjitha masat bashkë me Policinë Franceze dhe Sigurimin privat. Ai rast ka ndodhur jashtë stadiumit, përkatësisht jashtë rrethojës, kështu që është në kompetencën e Policisë së Francës që ka reaguar shumë mirë dhe askush prej nesh nuk ka qenë i rrezikuar për asnjë moment”.

Lidhur me incidentin e djeshëm në ndeshjen miqësore që Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi kundër Madagaskarit në Paris, ku disa tifozë serbë kishin shfaqur banderola me mbishkrime të ndryshme, për Insporti.com është deklaruar zyrtari i sigurisë në FFK, Bylent Smakiqi.

“Ne kemi qenë të informuar për rastin në fjalë dhe kemi marrë të gjitha masat bashkë me Policinë Franceze dhe Sigurimin privat. Ai rast ka ndodhur jashtë stadiumit, përkatësisht jashtë rrethojës, kështu që është në kompetencën e Policisë së Francës që ka reaguar shumë mirë dhe askush prej nesh nuk ka qenë i rrezikuar për asnjë moment”.

“Për ndeshjen e dytë  janë duke u bërë të gjitha organizimet në kohë dhe nuk besoj që do të kemi ndonjë incident. Për ne, prioritet është siguria e lojtarëve, stafit dhe zyrtarëve tanë, por edhe e publikut dhe ajo siguri nuk ka qenë e kërcënuar në asnjë moment dhe nuk do të jetë as në ndeshjen e dytë ndaj Burkina Fasos”, tha për Insportin, Bylent Smakiqi – Zyrtar i Sigurisë në FFK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here