Reagimet pas incidentit në Teatrin Kombëtar

0

Po, jam gati të bëj testin e  drogës, madje të përballem  në gjykatë me shpifësin  Hervin Çuli, i cili ka tentuar  të prishë rëndë imazhin dhe  besueshmërinë e profesionit që unë  ushtroj, atë të gazetarit!”, ka thënë  pas reagimeve të shumta në rrjetet  sociale, Eni Shehu, gazetari që u  bë pjesë e incidentit që  ndodhinë Teatrin Kombëtar  në premierën e  shfaqjes “Tri Motrat”.  Sipas drejtorit të Teatrit  Kombëtar, Hervin  Çuli, gjithçka ka nisur  prej gazetarit, i cili  sipas tij, “provokoi dhe  shqetësoi me fjalë dhe  batuta aktorët gjatë  interpretimit në skenë  duke zhurmuar, qeshur,  trazuar ata dhe mjedisin  përreth”.

“Aktorët  që punojnë në kushte  të vështira prej javësh, që derdhin  gjithë pasionin e punën e tyre meritojnë  vëmendje e respekt për këdo  që vendos të ndjekë shfaqjen.  Natyrisht që kushdo është i lirë  të mos e pëlqejë shfaqjen dhe të  largohet prej saj, pa shqetësuar  të tjerët, pa shqetësuar aktorët.  Nuk pengojmë asnjë gazetar të na  ndjekë, madje e falënderojmë medien  për vëmendjen ndaj teatrit dhe  aktorëve, i falënderojmë edhe kur  na kritikojnë edhe kur na lavdërojmë,  por profesioni i gazetarit nuk  është justifikim për të prishur një  profesion tjetër”, është shkruar në  faqen zyrtare të TK, menjëherë pas  incidentit.

Ndërkohë, të shumtë janë  ata që i dalin në  mbrojtje njërës palë,  apo tjetrës. “Unë nuk  e pashë çastin kur  ndodhi përplasja mes  drejtorit të teatrit dhe  gazetarit të ABC-së,  sepse isha jashtë. Por,  gjatë shfaqjes, ndryshe  nga ç’pretendon  drejtori, Eni Shehu nuk  ishte as i dehur, as i  droguar. Nuk ka nxjerrë  asnjë fjalë nga goja,  nuk i ka ngacmuar artistët  dhe nuk ka bërë  asnjë lëvizje. Këtë e them me siguri  të plotë, pasi dy orët e para të  shfaqjes derisa e nxorën jashtë, Eni  ishte ngjitur me mua, aty në radhën  e parë”, ka thënë gazetarja Fatmira  Nikolli. Gazetari Eni Shehu depozitoi  një kallëzim penal në polici, për dhunën  e ushtruar nga drejtori i Teatrit  Kombëtar, Hervin Çuli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here