Reagim i ish-kryeministrit shqiptar për arrestimin e Marko Gjuriqit

0

Një reagim për arrestimin e Marko Gjuriqit, vjen nga Shqipëria. Është, ish-kryeministri, Sali Berisha, që ka reaguar në profilin e tij në Facebook. Berisha e quan provokacion ardhjen e Gjuriqit në Kosovë edhe përkundër mosdhënjes së lejes nga organet kosovare. Berisha e quan Gjuriqin “serbomadh”.

Ky është postimi i ish-kryeministrit shqiptar:

“Nje provokacion i rrezikshem nga serbomadhi Marko Gjuriç ne veriun e Kosoves!

Te dashur miq, sot, ne zbatim te ligjit, policia e Kosoves arrestoi per hyrje te kundraligjshme ne territorin e Republikes se Kosoves njerin prej serbomedhenjve me te damkosur, ministrin Marko Gjuriç.

Me kete rast le te denojme ne te dashur miq aktin e ketij provokatori te rrezikshem dhe te pergezojme autoritetet policore te Kosoves per pergjigjen e merituar ligjore qe i dhane atij. sb”/PortaliOnline

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here