Rasti “Lazarati”: Apeli lë në fuqi vendimin, familjarët godasin me karrige gjyqtarët

0

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dënimin me 54 vite burg në total të 5 të akuzuarve për dosjen “Lazarati” është lënë në fuqi nga Apeli ditën e sotme.

Por kjo seancë gjyqësore është shoqëruar me tension dhe përplasje mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtarëve. Familjarët e tyre kanë goditur me karrige gjyqtarët e çështjes, ndërsa përplasje ka pasur edhe me gazetarët e pranishëm në sallë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar tri burgime të përjetshme për tre nga 11 të akuzuarit e grupit “Lazarati II”, që sulmuan me armë furgonin e RENEA-s në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Gjykata ka dhënë këto dënime për të akuzuarit:

1-Albion Aliko -burgim i përjetshëm

2-Alban Aliko -20 vite burg

3-Bajram Boci – burgim i përjetshëm

4-Elvis Boci -35 vite burg

5-Elson Kasma -18 vite burg

6-Xhulio Malo -10 vjet burg

7-Klodian Selimi -13 vjet burg

8-Oltion Proko -9 vite burg

9-Dervish Gaba -15 vite burg

10-Luan Hija -15 vite burg

11-Iljaz Xhaferri -15 vite burg

Por seanca ka dalë jashtë kontrollit, teksa gjatë leximit të pretencës, familjarët e të akuzuarve kanë shpërthyer duke thënë: “Fëmijët tanë janë të pafajshëm. Ky shtet është diktaturë. Komunistët nuk janë larguar, po na vrasin përsëri”.

Ata madje mallkuan gjyqtarët, duke iu drejtuar atyre me fjalët “Ju vdekshin fëmijët!”.

Sulmi me armë ndaj Policisë në Lazarat ndodhi më 24 qershor 2015, ku nga hetimet ka rezultuar se furgoni i Policisë u qëllua me breshëri, teksa ishte futur në fshat. “Grupi i zjarrit” ishte përgatitur për sulmin, madje ishin armatosur dhe kishin porositur edhe uniforma dhe maska në një rrobaqepësi në Gjirokastër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here