Rashiq: Jabllanoviq duhet të japë dorëheqje morale

0

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, në emisioni Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ministri Aleksandër Jabllanoviq duhet të japë dorëheqje morale për shkak të gjitha tyre që kanë ndodhur.

Sipas Rashiqit, Lista Serbe është në duar të Beogradit.

“Ata veprojnë sikur nuk jetojnë këtu, por jetojnë në Serbi”, tha ai.

Rashiq thekson se serbët e Kosovës duhet të jenë autoktonë, ndërsa rruga e tyre nuk duhet të jetë as Beogradi e as Prishtina, por Brukseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here