Rapsodi Feriz Krasniqi dhe aktori Ismet Krasniqi-Lala, më 1976

0

Në këtë fotografi mund të shihet këngëtari i madh i folklorit, i ndjeri Feriz Krasniqi, tandemi i paharrueshëm i Salih Krasniqit. “Kujtim nëpër kohë me mixhen Feriz”, ka shkruar personazhi i kësaj fotografie, aktori Ismet Krasniqi, i njohur si Lala, i cili është i afërt me rapsodin zulmmadh. Fotografia është bërë në vendlindjen e tyre në Drenoc-Malishevë, më 1976. Në fotografi mund të shihet edhe ndryshimi i madh i vet aktorit Ismet Krasniqi, kuptohet në moshë por edhe në fizik. Feriz e Salih Krasniqi janë rapsodët më të njohur të Republikës së Kosovës të cilët në karrierën e tyre e kishin zënë vendin e parë në fushën e folklorit, në Angli.

Njëri nga komentuesit e kësaj fotografie ka qenë edhe këngëtari i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

“Pushoftë në paqe. Këngëtar që la gjurmë të pakontestueshme në muzikën tonë folklorike”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here