Raporti për 24 orëshin e fundit nga Policia e Kosovës

0

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

·     Rr. Agim Ramadani, Prishtinë  31.12.2018 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar një sprej e llojit CS-Gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·     Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë  31.12.2018 – 20:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

INCIDENT ZJARRI 

Rr. Ali Pash Tepelena, Prishtinë   01.01.2019 – 00:53. Dyshohet se nga mjetet piroteknike në zjarr është përfshirë një banës në katin e dhjetë e pa banuar. Njësia e zjarrfikësve  e ka lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.     

Raport shtesë 

DHUNË FAMILJARE 

Obiliq  28.12.2018 – 12:15. Në lidhje me rastin me 31.12.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

VDEKJE E DYSHIMTË 

Rr. Ahmet Korenica, Prishtinë  31.12.2018 – 17:56. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër K-Shqiptare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion.  

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET 

Fsh. Penuhë, Podujevë 31.12.2018 – 14:11. Tri (3) vetura civile me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër K/Shqiptare drejtuese e njërës nga veturat e involvuara në aksident, kurse lëndime trupore kanë pësuar 5 meshkuj dhe 3 femra K/Shqiptar-e. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për autopsi.

Shtesë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET 

Fsh. Milloshevë, Obiliq 22.12.2018 – 03:40. Lidhur me rastin më 31.12.2018 viktima femër K-Shqiptare e cila ishte në QKUK, raportohet se ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Rr. Fadil Curri, Obiliq  31.12.2018 – 08:40Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. 

arrow

 fillim                                              RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

 VRASJE 

Gjilan  01.01.2019 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie nga pa kujdesia dyshohet se ka qëlluar gruan e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow

 fillim                        RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

GRABITJE E ARMATOSUR 

Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 31.12.2018 – 17:32. Viktima mashkull K-shqiptar ka raportuar se për deri sa ishte në lokalin e tij dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një sasi ari. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe me forcë kanë marr një veturë me te cilen gjatë ikjes kanë aksidentuar dy vetura. Gjatë të shtënave është dëmtuar një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy fishek. Njësia policore ka bërë bastisje në tre lokacion të ndryshme dhe ka shoqëruar tre persona te cilet janë intervistuar. Rasti është duke u hetuar intensivisht nga njesitet policore.  

VJEDHJE E RËNDË 

Ferizaj  31.12.2018 – 14:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kishin thyer xhamin e veturës së tij dhe nga aty kishin vjedhur një çantë dhe 4 pasaporta Gjermane.   

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Shtime 31.12.2018 – 03:30.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

arrow

 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE 

Fsh. Bllacë, Suharekë  31.12.2018 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 83 fishek të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT  TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE 

Rr. Ejup Statovci, Prizren  31.12.2018. Raportohet për një aksident trafiku ku një automjet NN ka goditur viktimën (këmbësor) mashkull K-Rom. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar rasti është duke u hetuar.

arrow

 fillim                            RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

VJEDHJE E VETURËS 

Pejë  31.12.2018- 16:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nga të dyshuar të panjohur në oborrin e spitalit rajonal –Pejë iu ka vjedhur vetura me targa vendore. Rasti është duke u hetuar nga njesitet policore.

ZJARRVËNIE 

Fsh. Lebushë, Deçan 31.12.2018 – 21:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se në rrethana të pa njohur është përfshirë në zjarr stalla e bagëtive. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit.  

ZJARR 

Fsh. Brolic, Pejë  01.01.2019 – 00:10. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nipat e tij duke ndezur fishkë zjarre aksidentalisht i kanë vënë zjarri stallës së tij. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.  Sipas ankuesit vlera është rreth 4000 euro. 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow

  fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS SË ZJARRIT NË MËNYRË KËRCËNUESE

Malishevë  31.12.2018 – 21:28. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se për deri sa ishte duke ecur persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të saj. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar nëntë (9) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njesitet policore. 

ZJARRVËNIE 

Fsh. Radoste, Rahovec 01.01.2019 – 00:20. Ankuesi mashkull K-shqiptar ka raportuar se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë stalla e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarri. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 3500 euro. 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

  Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

 Asgjë e veçantë për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME 

Fsh. Kopiliq i epërm, Skenderaj  01.01.2019 – 00:45. Ka ndodhur vetë aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit është lënduar vozitësi dhe dy pasagjerët e tij që të gjithë meshkuj K-Shqiptar, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicë për tretman mjekësor. 

arrow

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

  Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow

 fillim                             POLICIA KUFITARE

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 Asgjë e veçantë për të raportuar.

           STATISTIKAT  E   PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 002
Aksidente me të lënduar 023
Aksidente pa të lënduar 037
Tiketa trafiku të shqiptuara 502
Arrestime 008
Në mbajtje 004
Në vuajtje të dënimit002 

Me respekt,

Zyra per informim e PK-se

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here