Raporti i autopsisë: Kufoma e gjetur në Strellc është e Donjeta Pajazitajt

0

Familjes Pajazitaj nga fshati Strellc i Ulët i Deçanit i është kumtuar lajmi i hidhur që ka zbuluar autopsia, se trupi i pajetë që u gjet të enjten pasdite në Bjeshkën e Strellcit është i vajzës së tyre Donjetës.

Familja shpresonte që kufoma të mos jetë e Donjeta Pajazitajt (24), vajzës që ishte zhdukur pa gjurmë që nga 9 nëntori i këtij viti, përcjell Koha.net.

Koha Ditore sot ka shkruar se si disa orë pas zhdukjes familja e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës por vetëm të enjten kanë marrë informata nga ky institucion. Atyre ju është thënë se është gjetur një kufomë pak kilometra larg fshatit të tyre dhe se pas rezultatit të mjekësisë ligjore do të vërtetojnë se a është kufoma e Donjetës.

Por, të premten, miq e familjarë kanë vizituar shtëpinë e kësaj familje për t’u shprehur ngushëllime.

Familja u thoshte se nuk i pranojnë ngushëllimet pa e marrë konfirmimin e mjekësisë ligjore. Por autopsia ende nuk ishte gati.

Nëna e Donjetës, Lumnija rrëfeu se herën e fundit kur e ka parë, Donjeta kishte të veshur farmerka dhe një jakne të zezë të lëkurës.

Që nga dita kur Donjeta është zhdukur nga shtëpia, familjes Pajazitaj nga fshati Strellc i Ulët u kanë ardhur shumë informata të rreme. Nëna e Donjetës, Lumnija ka treguar se për gjashtë javë kanë dëgjuar fjalë se vajza ishte martuar. Vetëm të ënjten Policia e Kosovës i ka njoftuar se është gjetur një kufomë e cila dyshohet se është e vajzës se tyre. ‘E kanë martu në Deçan, në Ferizaj, në Prishtinë, Gjakovë, në disa fshatra këtu afër. Nuk ka pasur ditë që njerëzit nuk e kanë martuar diku. E kanë ba copë me fjalë e ajo kush e di çka ish kan tu hjekë’ , ka rrëfyer për gazetën nëna e Donjetës, Lumnija./koha.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here