Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE
Rr. “Isa Kastrati”, Prishtinë 25.03.2015 – 06:50. Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar zyrtar policor. Viktima në vendin e ngjarjes është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Njësiti policor ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët dyshohen që janë të përfshirë në rast. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Ilir Konushevci”, Prishtinë 25.03.2015 – 09:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë të mitur pasi që gjatë kontrollimit tek njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë: Ekol Magnum me një karikator pa fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

LËNDIM TRUPOR
Lagjja Kodra e Diellit, Prishtinë 25.03.2015 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:
KANOSJE
Prishtinë 22.03.2015 – 11:10. Lidhur me rastin me datën 25.03.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se me datën e cekur ka kryer veprën penale ndaj viktimës femër K-Shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

KEQPËRDORIM SEKSUAL
Prishtinë 15.01.2015 – 12:00. Me datën 25.03.2015 viktima femër K-Shqiptare e mitur ka raportuar se me datën e lartcekur, është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, është njoftuar punëtori social për mbrojtjen e viktimave si dhe prokurori. Rreth orës 19:15 i dyshuari është paraqitur në stacionin policor dhe i njëjti pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. “Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan 25.03.2015 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar zyrtar komunal, i cili ishte në kryerje të detyrës. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
• Rr. “Bulevardi i Pavarësisë”, Gjilan 25.03.2015 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri të llojit “Skorpion” i kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Rr. “Rukije Haliti”, Gjilan 25.03.2015 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një revole të llojit “Parabellum” i kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

MARRJE E RYSHFETIT
Spitali regjional, Ferizaj 25.03.2015 – 08:15. Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, i mbështetur edhe nga njësitet tjera policore, ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar (mjek), pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim te detyrës zyrtare, marrje ryshfeti etj. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj është bastisur shtëpia dhe ordinanca private e të dyshuarit me ç’rast është konfiskuar dokumentacion i ndryshëm, dy shtëpiza kompjuteri, dy revole me gaz, një granatë dore dhe 12.100 (dymbëdhjetëmijenjëqind) € para të gatshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË
Rr. “E Shkronjave”, Prizren 25.03.2015 – 16:00. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, pasi i njëjti ishte lënduar nga një i dyshuar i panjohur i cili gjatë manipulimit të pakujdesshëm me thikë ka goditur viktimën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Nuk raportohet për të arrestuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Raport shtesë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fshati Shirok, Suharekë 19.03.2015 – 18:40. Raportohet se me datën 25.03.2015 rreth orës 15:30 viktima i cili ishte në tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fshati Hoqa e Qytetit, Prizren 25.03.2015 – 08:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer detyrimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
• Rr. “Afrim Bytyqi”, Prizren 25.03.2015 – 09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer detyrimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË
Fshati Gurrakoc, Istog 25.03.2015 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Rr. “Adem Jashari”, Pejë 25.03.2015 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.
• Rr. “Adem Jashari”, Pejë 25.03.2015 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer detyrimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË
Rr. “Xhelal Hajda”, Rahovec 24.03.2015 – 21:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se me datën e lartcekur të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në emergjencë dhe i njëjti është hospitalizuar. Nuk raportohet për të arrestuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. “Rilindja Kombëtare”, Malishevë 25.03.2015 – 19:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjeri mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

DETYRIM-FAJDE
Vushtrri 2012-2015-04:00. Raportohet se me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë janë bastisur gjashtë lokacione me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi lidhur me rastin dhe janë arrestuar 10 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, si të dyshuar për veprat e lartcekura. Me urdhër të prokurorit të EULEX-it të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

SULM SEKSUAL
Mitrovicë 25.03.2015 – 10:00. Viktima femër K/Shqiptare e moshës së mitur ka raportuar se me 23.03.2015 është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Kllodernicë, Skenderaj 25.03.2015 – 06:00. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajte

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Rr. “Oslobogjenje”, Mitrovicë Veri 28.02.2012 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Serb me datën e cekur më lart, ka regjistruar në mënyrë të paligjshme automjetin Renault Master. Gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti ka falsifikuar dokumentin e regjistrimit-librezën e automjetit, pasi që i njëjti nuk ka qenë i regjistruar më parë as në Serbi. Automjeti së bashku me dokumentacionin është konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM ME MALLRA
Fshati Karaqevë 25.03.2015 – 20:10. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 71 dele, të cilat po transportoheshin për në shtetin e Serbisë. Në kamion ishin edhe dy të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve është hapur rasti i veçantë ‘kalim i paautorizuar i kufirit’. Me urdhër të prokurorit kamioni dhe delet janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
Fshati Karaqevë 25.03.2015-20:10. Dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Serbisë, të cilët ishin të involvuar në rastin ‘kontrabandim me mallra’, pas intervistimit të tyre të njëjtit kanë pranuar që kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në R. Kosovës. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale- 001
Aksidente me të lënduar- 013
Aksidente pa të lënduar- 025
Tiketa trafiku të shqiptuara- 596
Arrestime- 032
Në mbajtje- 022

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here