Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

SULM SEKSUAL

Prishtinë, 12.07.2021 – 15:30. Është arretuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se  i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

DHUNË  FAMILJARE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Obiliq, 02.08.2021-19:54. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në familje i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Lipjan, 02.08.2021-07:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas të huaj. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

 

DHUNIM

·          Fushë Kosovë,  Qershor 2021 – Me  02.08.2021 viktima femër kosovare ( e mitur ), në prezencë të prindit të saj në stacion policor ka raportuar,  se në muajin Qershor 2021 kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me  dyshuarin mashkull kosovar ( i mitur ). Është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

·         Graçanicë, 02.08.2021-20:00. Me 03.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovar, (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

GRABITJE

Prishtinë, 02.08.2021 – 02.26.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, kishin shkuar katër persona të panjohur të maskuar dhe  nën kërcënimin e armës  kishin grabitur  një kasafortë në të cilin dyshohet se ka pasur para të gatshme, dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

 

VRASJE NË TENTATIVË

Podujevë , 02.08.2021 – 04:30. Është raportuar se  viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

 

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë, 02.08.2021 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti nuk ka pranuar se ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Podujevë, 02.08.2021-21:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga dy të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit tjerë  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë, 02.08.2021-22:40.   Me 03.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëra të i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare dhe e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët.  Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.

 

KANOSJE

Prishtinë,  29.09.2020 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se përmes telefonit ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese,  nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas hetimeve të zhvilluar është identifikuar i dyshuari i cili sot më 02.08.2021  është paraqitur në polici dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

PËRDORIM I ARMËS

Prishtinë, 02.08.2021 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një  pistoletë  dhe në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja të kalibrit 9mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Hajvali, 02.08.2021-21:15. Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 copë fishekë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë, 02.08.2021-20:48. Pas disa të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas dhe 9 gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE E VETURËS

Gllogoc, 02.08.2021 – 05:00-06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij që e kishte të parkuar në oborr. Rasti në hetime.

 

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Fushë Kosovë, 02.08.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar persona të panjohur kanë tentuar që të vjedhin  një kasafortë në të cilën kishte para të gatshme. Rast vazhdon të hetohet.

VJEDHJE

·         Prishtinë, 01.08.2021 – 19:20. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar  se nga persona deri më tani të pa njohur ja kanë vjedhur portofolin me dokumente personale, kartelë zyrtare, para të gatshme si dhe stoli ari.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

·         Prishtinë, 09.07.2021-17:51. Me 02.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin  se i njëjti ka kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Podujevë, 02.08.2021 – 08:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se posa ka hipur në veturën zyrtare kishte vërejtur se xhami i veturës (parafango) ishte goditur nga një predhë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për procedura të mëtutjeshme hetimor kanë sekuestruar predhën. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon ë hetohet.

 

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Lipjan, 02.08.2021-14:27. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar Rasti vazhdon të hetohet.

 

ZJARRVËNJE

·         Baicë, Gllogoc, 02.08.2021-1335. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri janë përfshirë disa ara me amullore me  çrast i janë dëmtuar  20 trupa pemë,  30 ari mjedra pronë e një viktime tjetër  mashkull kosovar.  Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Rasti vazhdon të hetohet.

Raport shtesë:

VJEDHJE  ERËNDË

Rr. Ilirida, Prishtinë, 29.06.2021-16:04. Në lidhje me rastin është raportuar se me 03.08.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin   se i njëjti ka kryer veprën penale. Gjatë arrestimit kanë pësuar lëndime trupore dy zyrtar policor dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

 

RASTET TJERA- NGJARJET:

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·         Aeroport, 02.08.2021 – 08:50. Bazuar në urdhër-arrest është arrestuar i dyshuari kosovar për veprën penale Grabitje. I dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit.

·         Graqanicë, 02.08.2021-10:58.  Në bazë të dy urdhëresave  lëshuar nga Gjykata  është arrestuar një mashkull kosovar  dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

 

                                   Drejtoria Rajonale Gjilan

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Kllokot, 02.08.2021-20:18.  Me 03.08.2021   është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin a Gjilanit ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është  dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

 

DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPORË

Viti, 02.08.2021 – 00:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij viktimën femër kosovar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i  dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

 

VJEDHJE  E  RËNDË

Fsh. Shillovë, Gjilan, 08.06.2021-00:30.  Me 02.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën  e lartë-cekur ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me  vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

·         Fsh. Koretin, Kamenicë, 02.08.2021 – 13:36. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa ditura janë djegur një shtëpi dhe një objekt përcjellës pronë e dy ankuesve meshkuj kosovarë duke u shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar.

·         Fsh. Llabjan, Gjilan,02.08.2021-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  afër shtëpisë nga zjarri është përfshirë një pjesës barishteve. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin

·         Kroatishte, Novo Bërdë,02.08.2021-11:45.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër stallë së tij  nga zjarri është përfshirë një pjesë e barishtes. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar  zjarrin.

·         Parallovë, Lagja Zeqirovit, Novobërdë, 02.08.2021-18:10.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër restorantit të tij nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej disa hektarësh. Njësitet e zjarrfikësve kanë punuar për uar zjarrin.

 

Raport shtesë

OFRIM I LOKALEVE PËR PROSTITUCION

Rr. Idriz Seferi, Gjilan, 08.06.2021 – 16:00. Pas hetime të zhvilluara sot më 02.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili që nga viti 2018 ishte në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Rumani 25.07.2021 – 14:35. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull kosovar pasi kishte vuajtur burgun sipas një fletë-arresti ndërkombëtar në Rumani ishte lajmëruar se është në stacionin e  trenit në Bukureshtit duke u kthyer në Kosovë dhe që nga ai moment nuk kanë arritur të kenë  asnjë kontakt me të. Rasti në hetime.

 

 

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

 

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Kaqanik, 02.08.2021 – 00:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarr në ajër. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Ferizaj, 03.08.2021-00:0. Pas disa të shtënave gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë me gas. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM TRUPOR

 Kaqanik, 02.08.2021 – 01:01. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë me ç’rast ju kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

 

KANOSJE

Kaçanik, 02.08.2021- 13:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka kanosur verbalisht familjarët e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Ferizaj, 02.08.2021-23:45.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i zbatuar urdhërat i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 02.08.202 – 05:30. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 0.32 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENT ZJARRI

Fsh. Koshare, Ferizaj, 03.08.2021-01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është djegur shtëpia  e tij. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj, 02.08.2021 – 05:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata  është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

 

                                   Drejtoria Rajonale Prizren

 

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTE TRUPOR

·         Suharekë, 02.08.2021  06:20. Është raportuar për  një rrahje në mes dy grupe të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët  kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është konfiskuar  një shufër metalike e cila dyshohet se është përdorur ne rrahje. Pas tretmanit mjekësor dhe konsultimit me prokurorin të dyshuarit lirohen në  shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet.

·          Suharekë, 02.08.2021-23:20.  Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

KANOSJE

Prizren, 25.11.2020-12:50. Me 02.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në datën  e lartë cekur kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 6 orë dhe më pastaj të lirohet në procedurë të rregullt.

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

 Suharekë, 02.08.2021-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtje, në shenjë revolte  duke i ofenduar i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari është intervistuar dhe  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

DHUNË FAMILJARE

·         Prizren, 30.07.2021 – 20:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij viktima femra kosovare. I dyshuari pasi është konsumuar i substancave narkotike është hospitalizuar në spital. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Prizren, 02.08.2021-21:20.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali dhe reja saj të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

SHPËRTHIM ZJARRI

·         Fsh. Reqan dhe Bukosh, Suharekë , 02.08.2021  08:22. Raportohet se në mes të fshatrave Reqan dhe Bukosh ka shpërthyer një zjarr ku janë përfshirë rreth 20 hektar djerrina, pyje dhe fusha. Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë punuar  për  lokalizuar  zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

·         Fsh. Vraniq, Suharekë, 02.08.2021 – 15:40. Si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga rrjeti elektrik janë djegur një shtëpi e pabanuar pronë private dhe rreth 60 hektarë zonë malore pronë shoqërore. Zjarrfikësit kanë dalë në lokacion dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

·         Fsh. Mushnikovë, 02.08.2021 – 16:15. Raportohet se si pasojë e shpërthimit të një zjarri janë djegur rreth 10 ari drunjë dhe bimë barishtore pronë e agjencisë pyjore të Kosovës. Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.

·         Jabllanicë, 02.08.2021-14:00. Është raportuar se nga zjarri është përfshirë një pjesë e pyjeve, Njësit  zjarrfikësvkanë punuar për të lokalizuar arrin.

 

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE & SH.RR.PËRGJITHSHËM

Prizren, 03.08.2021-00:00.  Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar janë konfiskuar :  një pistoletë me gas , një pushkë gjuetie dhe katër copë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK. Vermicë, 02.08.2021-13:00. Në bazë të urdhër-arrestit  lëshuar nga Gjykata,  nga R. Shqipërisë është ekstraduar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

                                   Drejtoria Rajonale Pejë

 

INCIDENTET KRIMINALE

HETIM I VDEKJES

Istog, 02.08.2021-07:00-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja  jete.  Njësitet përkatëse, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

 

VJEDHJE E RËNDË

Pejë,  02.08.2021  07:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte vërejtur se person/a deri më tani të pa njohur kishin hapur dyert e të gjitha vitrinave në vendin e saj të punës  por nuk ka njohuri se çka mund të jetë vjedhur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

·         Deçan, 02.08.2021-15:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  nga drejtimi i panjohur një predhë duke u përplasur në pari në pjesën e veturës ka devijuar në brendinë punëtorisë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet.

·         Istog, 02.08.2021-20:50.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa vetura e tij ka qenë e parkuar nga drejtim i panjohur i është goditur nga një predhë e cila është sekuestruar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Istog, 02.08.2021-21:00.  Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe sekuestruar  : 13 copë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

                                                                                                

                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

  ZJARRVËNIE

·         Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë, 02.08.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri 20 vetura që papërdorura. Zjarrfikësit kanë dalë në lokacion dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar.

·         Fsh. Guriq, Malishevë, 02.08.2021 – 15:05. Si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer për shkaqe të pa ditura janë duke u djegur fusha dhe male dhe disa zona afër vendbanimeve të cilat mund të rrezikojnë edhe banorët.. Njësitë e zjarrfikësvekanë punuar për të lokalizuar zjarrin.

·         Fshati i Ri, Malishevë, 02.08.2021-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuarës në afërsi të stallës së tij ka shpërthyer zjarri me ç rasti është djegur ushqim bagëtish. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz.

·         Fsh. Duzhnje dhe Nec , Gjakovë, 02.08.2021-12:15. Është raportuar  se  nga zjarri janë përfshirë disa sipërfaqe të  barishteve – livadheve dhe  disa sipërfaqe të pyjeve po ashtu janë dëmtuar edhe disa shtylla elektrike të drurit. Njësitë e zjarrfikësve janë duke shuar zjarrin

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

  Asgjë me rëndësi për të raportuar

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

 

INCIDENTET KRIMINALE

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR 

Mitrovicë, 01.08.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës dhe punëtorët e kompanisë për tërheqjen e veturave. I dyshuari ishte ndaluar nga njësiti policor derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën për të cilën nuk kishte dokumente e cila edhe është ka konfiskuar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Vidishiq, Mitrovicë Jugu, 02.08.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në livadhin e tij ka hasur në disa predha të armës. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 18 gëzhoja të kalibrit të armës së vogël. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

 

KANOSJE

Vushtrri, 02.08.2021-21:35.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalishtë nga i dyshuari mashkull kosovar . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

RASTET TJERA – NGJARJET :

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

 ZJARR

Fsh. Bube, Z. Potok, 02.08.2021-16:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim t alkooli) i kanë vënë zjarrin një sipërfaqe toke me barishte. Njësiti i zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes dhe kanë punuar për të  lokalizuar zjarrin.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

   Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

  Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
 

Aksident trafiku me fatalitet /
Aksident trafiku  me të lënduar 30
Aksident trafiku  me dëme materiale 111
Tiketa trafiku të shqiptuara 1539
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 /
Persona të arrestuar 32
Persona në mbajtje 22
Persona në ndalim policor  /
Persona në vuajtje të dënimit 3

 

Me respekt,

 ZIMP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here