Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

SULM

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 08.01.2019-23:30. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se  nga një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është sulmuar me shufër metalike dhe me thikë. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 09.01.2019-13:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë në ikje ka shkaktuar aksident trafiku. Gjatë kontrollit i është gjetur një elektroshok, ndërsa gjatë verifikimit i njëjti është i dyshuar për disa raste grabitje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 
  • Fsh. Dardhishtë, Obiliq 09.01.2019-06:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpie e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Raport shtesë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Magjistrale Ferizaj Prishtinë, Veternik 27.12.2018-17:43. Në lidhje me rastin e dt. 27.12.2018, raportohet se si pasojë e aksidentit në trafik, viktima mashkull K-Shqiptar, i cili kishte qenë në QKUK me datën 09.01.2019 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

arrow

fillim                                              RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

arrow

fillim                         RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Ahmet Shtimja, Shtime, 08.01.2019-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 4.69 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë. Pasi intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. 

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. De Rada, Shtime 19.03.2018 – 11:00. Në lidhje me rastin me datën 09.01.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

arrow

fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Sopijë, Suharekë, 09.01.2019 – 10:35. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar,  pasi kishte informatë se i njëjti posedon armë pa leje. I dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar një pistoletë me 16 fishek. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE NË TENTATIVË

Zona industriale Shirokë, Suharekë,09.01.2019 – 15:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi  janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët  brenda në një depo. Nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Brezne, Dragash 09.01.2019 – 21:30.  Në lidhje me rastin me datën 09.01.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

arrow

fillim                            RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë 09.01.2019-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje .

ZJARRVËNJE

Fsh. Bllagaj, Pejë 09.01.2019-00:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një përleshje fizike në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka djegur veturën e tij. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr.Agim Binak Qela, Pejë, 09.01.2019-18:25.Eshte arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe gjate kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një arme-pistolete me një karikator me 12 fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.          

arrow

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

FALSIFIKIM I PARASË

Fsh. Bishtazhin, Gjakovë, 09.01.2019- 01:05.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 100€,  e cila dyshohet se është e falsifikuar. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtese:

DHUNË FAMILJARE

Malishevë, 08.01.2019-10:35. Lidhur me rastin me date 09.01.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

arrow

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 09.01.2019- 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është zënë duke thyer derën e një lokali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar ne procedure te rregullt. 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

arrow

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

VJEDHJE

Fsh. Jabuka, Zubin Potok 09.01.2018-NN. Viktima mashkull K/ Serb ka raportuar se nga stalla e tij persona të panjohur  i  kishin vjedhur  dy krerë gjedhe si dhe veturën e tij, e cila kishte qenë e parkuar jashtë oborrit të shtëpisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

arrow

fillim                             POLICIA KUFITARE

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here