Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
arrow

 RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË 

Rr.5 Maji, Prishtinë 23.12.2018-23:1. Raportohet se tek rrethi i flamurit është plagosur viktima mashkull K-Shqiptar i cili ka qenë në shoqëri me katër meshkuj K-Shqiptar duke lëvizur me veturë . Sipas viktimës të shtënat kanë ardhur nga një veturë BMW X-1 e zezë targat nuk i dihen e cila më pas është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 (gjashtë) gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 7.65mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe jane duke u kryer hetime intensive.

SHKAKTIM I RREZIKUT TE PERGJITHSHEM ME PASOJ VDEKJEN

Prishtinë 24.12.2018-16:10. Raportohet se si pasoj e erërave te forta, është rrezuar një peme-lis dhe si pasoj dyshohet se ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i nje autoservisi. Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·     PKK Hani i Elezit  23.12.2018 – 22:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është  dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës    

·     Obiliq  24.12.2018 – 12:20. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është  dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. 

arrow

 fillim                                              RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPORË & DHUNË NË FAMILJE 

Viti 24.12.2018-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me foshnjën e saj tete muajshe është dërguar në strehimore, rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

PERSON I ZHDUKUR 

Gjilan 23.12.2018-13:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit vëllai i tij edhe më parë ishte larguar nga shtëpia por prapë ishte kthyer. Rasti është duke u hetuar.

arrow

 fillim                        RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE 

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 24.12.2018-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2.21 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë si dhe pesë fara të dyshuara të bimës Canabis Sativa. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR   

Manastirc,Ferizaj 24.12.2018 – 21:00.  Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është  dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

arrow

 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR 

Mamushë 24.12.2018 – 01:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Turk pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht shoqen e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE 

Qendra e paraburgimit Prizren  24.12.2018-08:30. Raportohet se oficerët korrektues në shëtitoren e qendrës së paraburgimit kishin gjete një qese najloni me 16.69 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë, të cilat ishin lënë nga ndonjë person i panjohur. Si dëshmi materiale nga njësiti policor janë konfiskuar substancat narkotike, rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET 

Suharekë  24.12.2018-07:10. Raportohet se në hyrje të Suharekës ishte vetë aksidentuar një veturë udhëtarësh në të cilën kishte qenë vetëm drejtuesi i veturës i cili si pasoj e aksidentit kishte pësuar lëndime fatale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori  dhe ndihma e shpejtë ku mjeku ka konstatua se viktima mashkull K/Shqiptar kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

arrow

 fillim                            RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 KANOSJE  

Istog 24.12.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili i kishte kanosë dy viktimat meshkuj K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

KANOSJE/ARMEMBAJTJE PA LEJE

Rr. Luan Haradinaj,Deqan 24.12.2018-19:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje, kane kanosur njeri tjetrin. Me urdhër te gjyqtarit te procedurës paraprake është bastisur shtëpia e njërit te dyshuar me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një arme AK-47 me nje karikator te zbrazet. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

ARMEMBAJTJE PA LEJE

Rr. Asllan Qesme,Peje 24.12.2018-15:16. Raportohet se gjate kontrollit ne shtëpinë e te dyshuarit mashkull K-Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një arme Zastava me një karikator dhe 26 fishek te kalibrit 7.65 mm. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt. 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU

Pejë 24.12.2018-19:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi qe i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën nen ndikim te alkoolit , humb kontrollin mbi veturën del ne shirit e kundërt qarkullues dhe aksidentohet me veturën Golf qe drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasoj e aksidentit viktima dhe tre pasagjer meshkuj K-Shqiptar pësojnë lëndime trupore dhe te njëjtit dërgohet për tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.  

arrow

  fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

arrow

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

 Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

  Asgjë me rëndësi për të raportuar.

arrow

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr.Kollashini, Mitrovice Veri 24.12.2018-09:10 . Dy viktimat meshkuj K-Shqiptar ( doganier ) kane raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur . Viktimat kane pranuar tretman mjekësor. Rasti mbetet nen hetime.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

VETEVRASJE

Zveçan 24.12.2018-NN. Raportohet se viktima femër K-Serbe për shkaqe te panjohura dyshohet se është vetë varur. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjareve.​

arrow

 fillim                             POLICIA KUFITARE

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

  Asgjë me rëndësi për të raportuar.

          STATISTIKAT  E  PËRGJITHSHME

Aksidente fatale  01
Aksidente me të lënduar 24
Aksidente pa të lënduar59
Tiketa trafiku të shqiptuara 682
Arrestime 09
Në mbajtje 05
Në vuajtje të dënimit03 

Me respekt: Zyra për informim e PK-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here