Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
fRAJONI I PRISHTINËS INCIDENTET KRIMINALE 

FAJDE&DETYRIM&KANOSJE&KRIM I ORGANIZUAR

Prishtinë 20.12.2018 – 06:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët dyshohet se kishin kryer veprat e cekura më lart. Në lidhje me veprat nga njësitë relevante policore të asistuara nga Dogana dhe ATK-ja, me urdhëresë të gjykatës në njëmbëdhjetë lokacione janë bastisur- kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse të personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar si dëshmi: 16.000€ para, 5 vetura, një motoçikletë, 10 telefona celularë, një laptop, dy DVR, 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër shtëpiza kompjuteri, katër aparate të lojërave të fatit dhe disa dokumente. Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Graqanicë 20.12.2018 – 05:00. Është raportuar se përballë një restauroni për shkak të një mosmarrëveshje rreth parkingut të veturave dy persona m/serb qe dyshohej se ishin nën ndikim të alkoolit kishin pasur një përleshje fizike. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE/POSEDIM I NARKOTIKËVE

Prishtinë 20.12.2018-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë dhe një sasi e substancës narkotike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

GRABITJE

Fshati Sankoc Gllogoc&fshati Sllatinë Fushë Kosovë 13.12.2018 & 19.12.2018 -22:40 &04:10. Në lidhje me rastet me datën 20.12.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë tek të cilët janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pushkë automatike me 9 fishekë, një karikator i pistoletës me një fishek, katër fishekë të ndryshëm, dy predha, rroba, kapela, dorëza dhe një çantë, të cilat dyshohet se janë përdorur në raste.Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUARPrishtinë 20.12.2018-18:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.    fillimRAJONI I GJILANIT INCIDENTET KRIMINALE 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Gjilan 19.12.2018 – 22:40. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një kafiteri për motive të ulëta personale ishin përfshirë në rrahje duke e sulmuar njëri tjetrin me mjete të forta, ku kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.  VJEDHJEFshati Drobesh, Viti 20.12.2018-10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.   INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar.     fillim RAJONI I FERIZAJT INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE/DHUNË NË FAMILJE

Rr. “Imri Curri”, Hani i Elezit 20.12.2018 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e ka kanosur bashkëshorten e tij . Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Zazli, Ferizaj 20.12.2018 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Fshati Zaskok, Ferizaj 20.12.2018-21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin është gjetur dhe është konfiskuar një armë AK-47 me një karikator të zbrazet ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur edhe një armë-pistoletë Walter me një karikator me dy fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. GRABITJEFshati Greme, Ferizaj 20.12.2018-21:30. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një lokal, një i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikë nga arka i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.Nuk raportohet për të lënduar.  INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar.      fillim RAJONI I PRIZRENIT INCIDENTET KRIMINALE VRASJEFshati Kuzhnin-Has, Prizren 20.12.2018-18:02. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. I njëjti është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. ARMËMBAJTJE PA LEJEFshati Vraniq, Suharekë 20.12.2018 – 07:30. Raportohet se me urdhëresë të gjykatës nga njësitë policore është kontrolluar- bastisur shtëpia me objekte përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë e gjuetisë me tre fishekë, një rrethatore për fishek dhe një laser. Pas intervistimit me urdhër të gjykatës rasti procedohet në procedurë të rregullt.Rr. “Remzi Ademaj”, Prizren 20.12.2018 14:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur nxënës i shkollës kishte vërejtur një armë. Nga i dyshuari Policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. 

Raport shtesë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Qendra e paraburgimit, Prizren 17.12.2018 – 15:10. Në lidhje me rastin me datën 20.12.2018 me autorizim të prokurorit është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte qenë i përfshirë në një rast ku ishin gjetur 38.49 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe ndodhet në qendrën e paraburgimit në Prizren. Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria e trafikimit me narkotikë.    INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar.     fillim RAJONI I PEJËS INCIDENTET KRIMINALE  

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Ozdrim, Pejë 20.12.2018 – 08:45. Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër të gjithë K/Shqiptarë, të cilët kanë sulmuar zyrtarët policorë derisa ishin në bastisje – kontrolle të shtëpisë së tyre me urdhëresë të gjykatës. Në shtëpinë e të dyshuarve si dëshmi janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me 25 fishekë, 13 fishekë të llojeve të ndryshme, një karikator i zbrazët dhe një gëzhojë e fishekut. Pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. “Sylë Selimi”, Pejë 20.12.2018-18:05. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë përdorimit të armës, ka qëlluar veten në këmbë. I dyshuari është dërguar në spitalin e Pejës dhe sipas mjekut kujdestar i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Arma që është përdorur pistolete M-57 me një karikator të zbrazët dhe tri gëzhoja janë konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Junik 20.12.2018-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke larguar armën nga vetura, aksidentalisht ka shkrepur dhe ka plagosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e gjuetisë me dy fishekë të kalibrit 12 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar.                                                                                                    

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Bubël, Gjakovë 20.12.2018 – 12:15. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit me urdhëresë së gjykatës nga Policia është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë e gjuetisë. I dyshuari nuk është takuar në shtëpi, është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që i dyshuari kur të paraqitet në stacion, të intervistohet, lënda të procedohet në procedurë të rregullt.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fshati Bellanicë, Malishevë 20.12.2018-15:52. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

SULM

Rr. “Fehmi Agani”, Gjakovë 20.12.2018-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptian, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K-Egjiptiane. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU

Fshati Bellacerk, Rahovec 20.12.208-17:20. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë ngasësi dhe katër pasagjer dy meshkuj dhe dy femra K-Shqiptare dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohen.

 fillimRAJONI I MITROVICËS-JUGU INCIDENTET KRIMINALE 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Dubofc, Vushtrri 20.12.2018 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që në veturën e tij që kishte qenë duke e drejtuar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 20 fishekë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rruga Magjistrale Mitrovicë Prishtinë 19.12.2018 – 16:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, tek të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 0.79 gram substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Rr. “Brigada 141”, Mitrovicë 20.12.2018-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar 2.08 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
  • Rr. “Brigada 141”, Mitrovicë 20.12.2018-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 5.82 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
   INCIDENTET TJERA /NGJARJET AKSIDENT TRAFIKURr. “Hekurudha”, Mitrovicë 20.12.2018-19:50. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatu shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.     
arrow

fillimRAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

 LËNDIM I RËNDË TRUPOR/VJEDHJE E RËNDËZubin Potok 19.12.2018 – 23:15. Ankuesi mashkull K/Serb ka informuar se në shtëpinë e tij kishte hasur në një person të panjohur i cili ishte duke kryer vjedhje. I dyshuari kishte sulmuar viktimën me një shufër metalike dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor derisa njësiti policor është duke kërkuar të dyshuarin. VJEDHJE E RËNDËLeposaviq 20.12.2018-01:20. Ankuesi mashkull K/Serb ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin tij, nga i cili kishin vjedhur cigare dhe nga arka para kesh. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer vend shikimin. LËNDIM I LEHTË TRUPORMitrovicë Veri 20.12.2018-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimën mashkull K-Serb. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 
  fillim POLICIA KUFITARE INCIDENTET KRIMINALE Asgjë me rëndësi për të raportuar.   INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar. 

      STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale00
Aksidente me të lënduar13
Aksidente pa të lënduar28
Tiketa trafiku të shqiptuara918
Arrestime32
Në mbajtje19
Në vuajtje të dënimit01

Me respekt

cid:image002.png@01D31030.8AB6B260
cid:image003.png@01D31030.8AB6B260

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

 Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

 Email:[email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here