Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
fRAJONI I PRISHTINËS INCIDENTET KRIMINALE 

LËNDIM TRUPOR

Rr. “Lidhja e Pejës”, Prishtinë 16.12.2018 – 10:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
NGACMIM/KANOSJEPrishtinë 16.12.2018-15:06. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është ngacmuar dhe është kanosur nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë me rëndësi për të raportuar. 
  fillimRAJONI I GJILANIT INCIDENTET KRIMINALE SHANTAZHKamenicë 16.12.2018 – 09:50. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se përmes rrjetit social, persona të panjohur i kanë kërkuar 500€ ose për ndryshe fotot e saj intime do t’i dërgohen familjarëve të saj. Me rastin janë duke u marrë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të arrestuar. LËNDIM I LEHTË TRUPORRr. “Isa Boletini”, Gjilan 15.12.2018-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër shtetase e huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë me rëndësi për të raportuar. 
 fillim RAJONI I FERIZAJT INCIDENTET KRIMINALEAsgjë me rëndësi për të raportuar. INCIDENTET TJERA /NGJARJET  

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj 16.12.2018-04:10. Raportohet se ka ndodhur vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore e përfshirë një veturë udhëtarësh në të cilën kishin qenë vozitësi dhe një pasagjer, të dy meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit me automjet të ndihmës së shpejtë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku nga stafi mjekësor është konstatuar se ngasësi i veturës kishte ndërruar jete, ndërsa i lënduari tjetër pasagjeri ishte dërguar në QKUK me lëndime të rënda trupore, i cili rreth orës 05:55 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 fillim RAJONI I PRIZRENIT INCIDENTET KRIMINALE 

KANOSJE&MOSPËRFILLJE E GJYKATËS

Prizren 16.12.2018 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali,pasi i njëjti ka kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër K/ Ashkalike dhe nuk ka përfillur urdhrin e gjykatës. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar.  fillim RAJONI I PEJËS 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Turjakë, Pejë 16.12.2018-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një pistolete me një karikator me 8 fishekë, të kalibrit.9 mm dhe 14 fishekë tjerë të kalibrit 7.62X25 mm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt.

 INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë me rëndësi për të raportuar. 
arrow

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Marali, Malishevë 16.12.2018-01:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë manipulimit me pistoletë ka plagosur veten. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta pa municion. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 fillimRAJONI I MITROVICËS-JUGU INCIDENTET KRIMINALEAsgjë me rëndësi për të raportuar.   INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë me rëndësi për të raportuar.  
arrow

fillimRAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 
  fillim POLICIA KUFITARE INCIDENTET KRIMINALEAsgjë me rëndësi për të raportuar.  

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale01
Aksidente me të lënduar11
Aksidente pa të lënduar28
Tiketa trafiku të shqiptuara536
Arrestime06
Në mbajtje04
Në vuajtje të dënimit00

Me respekt

cid:image002.png@01D31030.8AB6B260
cid:image003.png@01D31030.8AB6B260

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

Email:[email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here