Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS INCIDENTET  KRIMINALE PREZANTIM I RREMË/SPIUNAZH/FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE Prishtinë 2018. Më 11.12.2018 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar një mashkull K/Shqiptar si i dyshuar se ka falsifikuar dokumente duke u prezantuar si zyrtar i AKI-së, dhe se është duke kryer detyra për AKI-në. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. LËNDIM I RËNDË TRUPORRr. Shpetim Robaj, Prishtinë 11.12.2018 – 19:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy personave meshkuj K-shqiptarë. Njëri nga të dyshuari ka përdorur një mjetë të mprehtë. Dy të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. MASHTRIM Gllogoc 15.11.2018 – 12:00. Një mashkull K-Shqiptar është arrestuar për shkak se i kishte marrë 100 (njëqind) Euro para nga viktima mashkull K-Shqiptar duke u paraqitur si bamirës. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. KANOSJE Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 10.12.2018 – 15:53. Ankuesja K-Shqiptare ka njoftuar se përmes telefonit ka pranuar një mesazh kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar. INCIDENTET TJERA /NGJARJET PROTESTË Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 11.12.2018 – 11:05. Rreth 30 qytetarë ish-punëtorë të KEDS-it kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë. Pas bisedës së zhvilluar midis disa përfaqësuesve të protestuesve dhe zyrtarëve të ministrisë ata janë shpërndarë. Nuk raportohet për ndonjë incident. Raport shtesë:AKSIDENT  TRAFIKU  ME  FATALITET Fsh. Peran, Podujevë 10.12.2018 – 18:45. Më 11.12.2018 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar që ishte i aksidentuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. ARRESTIM  I  PERSONIT  TË  KËRKUARLipjan 11.12.2018 – 09:35. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar një  mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 11.12.2018 – 16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.Stacioni policor Qendra Prishtinë 11.12.2018 – 23:00. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit Pejë i kërkuari mashkull K-shqiptar fillim                                              RAJONI I GJILANIT INCIDENTET  KRIMINALEAsgjë e veçantë për të raportuar.  INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë e veçantë për të raportuar.   fillim                         RAJONI I FERIZAJT INCIDENTET  KRIMINALELËNDIM  I  LEHTË  TRUPOR Rr. Reçaku, Ferizaj 11.12.2018 – 23:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, këta të fundit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marr tretman mjekësor. Me vendim  të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. GRABITJE NË TENTATIVË Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani, Ferizaj 11.12.2018 – 10:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti nën kërcënimin e armës (pistoletë e plastikës) ka tentuar të kryej grabitje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. VJEDHJE Rr. Hamëz Jashari, Kaçanik 10.12.2018 – 04:00. Një mashkull K-Shqiptar është arrestuar për arsye se kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar një çantë në të cilën viktima kishte 780 (shtatëqind e tetëdhjetë) Euro. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. DHUNË FAMILJAREFerizaj 11.12.2018 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. INCIDENTET TJERA /NGJARJET ARRESTIM  I  PERSONIT  TË  KËRKUAR Rr. Marie Shllaku, Ferizaj 11.12.2018 – 16:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.Rr. Tirana, Ferizaj 11.12.2018 – 23:00. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës i kërkuari mashkull K-Shqiptar. fillim                            RAJONI I PRIZRENIT INCIDENTET  KRIMINALE POSEDIM  I  SUBSTANCAVE  NARKOTIKERr. Ulqini, Prizren 11.12.2018 – 14:30. Policia me urdhër të gjykatës ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku ka gjetur dhe konfiskuar 14.79 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari nuk ka qenë në shtëpi, i njëjti gjendet në arrati. Raport shtesë:DETYRIMRr. Gjallica, Prizren03.12.2018 – 15:00. Më 11.12.2018 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë e veçantë për të raportuar.  fillim                            RAJONI I PEJËS INCIDENTET  KRIMINALE  ARMËMBAJTJE  PA  LEJEFsh. Zajm, Klinë 11.12.2018 – 08:00. Me urdhëresë të gjykatës është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy armë një AK-47 dhe një revole. Me vendim  të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.    VJEDHJEFsh. Perqev, Klinë 11.12.2018 – 19:47. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-shqiptarë (dy të moshës së mitur) pasi që të njëjtit kishin vjedhur hekur me peshë 560 kg nga një gurëthyes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  ShtesëVRASJE  E  RËNDËDubravë, Istog 11.12.2018 – 20:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë e veçantë për të raportuar.   fillim                            RAJONI I GJAKOVËS INCIDENTET  KRIMINALE Raport shtesë:VJEDHJE Fsh. Llashkadrenovc, Malishevë 09.11.2018 – NN. Më 11.12.2018 janë arrestuar dy meshkuj K-Shqiptarë si të dyshuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë e veçantë për të raportuar.  fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU INCIDENTET  KRIMINALE LËNDIM  TRUPOR Skenderaj 11.12.2018 – 07:00. Një mashkull K-Shqiptar është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.   INCIDENTET TJERA /NGJARJET AKSIDENT  TRAFIKU  ME LËNDIMERr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 11.12.2018 – 18:00. Raportohet për një aksident trafiku, vozitësi mashkull K-Ashkali duke drejtuar automjetin e tij e ka goditur këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare e cila pas tretmani mjekësor është liruar në shtëpi. Nuk raportohetpër të arrestuar, rasti në procedurë të rregullt. fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERIINCIDENTET  KRIMINALEAsgjë e veçantë për të raportuar. INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë e veçantë për të raportuar.  fillim                             POLICIA KUFITARE INCIDENTET  KRIMINALE IMPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PA AUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSEVërmicë 11.12.2018 – 18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti ishte duke kontrabanduar  në mënyrë ilegale nga R. Shqipërisë në R. Kosovës rreth 720 copa municion (fishek) të kalibrit 7.62 mm. Është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 
 Statistika të përgjithshme: 
Aksidente fatale001Aksidente me të lënduar014Aksidente pa të lënduar025Tiketa trafiku të shqiptuara918Arrestime024Në mbajtje018Në vuajtje të dënimit005  

Me respekt

cid:image002.png@01D31030.8AB6B260
cid:image003.png@01D31030.8AB6B260

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email:[email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here