Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
fRAJONI I PRISHTINËS INCIDENTET KRIMINALE MOSZBATIM I URDHRAVE TË PERSONIT ZYRTARRr. “Vëllezërit Fazliu”, Prishtinë 09.12.2018 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti në procedurë të rregullt. ARMËMBAJTJE PA LEJEFshati Trudë, Prishtinë 10.12.2018- 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjate kontrollit iu ka gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator, 26 (njëzet e gjashtë) fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt. LËNDIM TRUPORRr. “Lidhja e Pejës”, Prishtinë 10.12.2018- 11:50. Raportohet se tre persona janë përfshirë në një rrahje, dy viktima meshkuj K-Shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull N.N. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim në këmbë nga një mjet i fortë (thikë), ndërsa viktima tjetër është goditur me shuplaka në fytyrë, viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi ndërsa i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Shtesë:VRASJE NË TENTATIVËRr. “Dëshmorët e Gollakut” Prishtinë, 08.04.20018- 15:10. Lidhur me rastin me datën 10.12.2018 i dyshuari mashkull K-Shqiptar me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. DHUNË FAMILJAREPrishtinë 10.12.2018 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti i kishte rrahur gruan dhe tre fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIMEMagjistralja Prishtinë -Fushë Kosovë 10.12.2018- 09:53. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete civile dhe një automjet i KFOR-it, përpos dëmeve materiale janë lënduar katër persona meshkuj K-Shqiptarë.
 fillimRAJONI I GJILANIT INCIDENTET KRIMINALE  KANOSJERr. “Idriz Seferi”, Gjilan 10.12.2018- 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën prindin e tij mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar. 
   fillim RAJONI I FERIZAJT INCIDENTET KRIMINALEPOSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKERr. “Besim Rexhepi” Ferizaj 10.12.2018-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në një lokal, njësia policore ka gjetur dhe ka konfiskuar tek i dyshuari i lartcekur, një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.57 gram. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  INCIDENTET TJERA /NGJARJET  Asgjë me rëndësi për të raportuar. 
   fillim RAJONI I PRIZRENIT INCIDENTET KRIMINALE  VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVËFshati Lubizhdë, Prizren 10.12.2018-20:30. Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të dyshuarit janë kapur në flagrancë në hapësirat e një firme private duke kryer vjedhje. Të dyshuarit nuk kanë arritur të vjedhin asgjë, përpjekja e tyre ka ngelur në tentativë. Të dyshuarit e lartcekur kishin hapur dyert e firmës me çelësa të modifikuar të cilët janë sekuestruar. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë. POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKERr. “Pervezë”, Prizren 10.12.2018- 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpive, objektet përcjellëse dhe në automjetet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një peshore për matjen e substancave narkotike, 0.50 gram substancë e llojit kokainë, shtatë (7) fishekë, dy sprej OC dhe një automjet. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, rasti në procedurë të rregullt. Raport shtesë:GRABITJERr. “Jusuf Gërvalla”, Prizren 01.12.2018-12:35. Lidhur me rastin e raportuar me datën e lartcekur, pas zhvillimit të hetimeve me datën 10.12.2018 është identifikuar dhe është arrestuar edhe personi i dyshuar mashkull-i mitur K/Shqiptar, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘grabitje’ në bashkëveprim me personin e dytë të dyshuar i cili gjendet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.   INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

   fillim RAJONI I PEJËS INCIDENTET KRIMINALE  

ZJARRVËNIE

Fshati Qallapek, Pejë 10.12.2018- 04:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se një pjesë e shtëpisë iu ka përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikëseve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

 INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK Vërmicë 10.12.2018-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë. I dyshuari me urdhër të gjyqtarit kompetent ndalohet në qendrën e mbajtjes derisa të dalë para gjyqtarit.

arrow

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. “Nënë Terezë”, Gjakovë 10.12.2018-17:00. Raportohet se ankuesja femër K/Shqiptare –punëtor në një bankë, gjatë pagesës së një klienti kishte vërejtur një kartëmonedhë në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar.

DHUNË FAMILJARE

  • Gjakovë 08.12.2018 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që kishte kanosur viktimën – nënën e tij femër K-Shqiptare. I dyshuari është me të meta fizike dhe është pacient në repartin Neuropsikiatrik, kështu që nuk është intervistuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
  • Gjakovë 08.12.2018-17:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje e njëjta e kishte sulmuar vjehrrën (nënën e bashkëshortit). Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 fillimRAJONI I MITROVICËS-JUGU INCIDENTET KRIMINALE VJEDHJERr. “Ali Gashi”, Skenderaj 09.12.2018-18:00. Janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që dyshohet se me datën e lartcekur kishin kryer vjedhjen e katër rrjetave të armaturës të cilat i përkasin një firme që ishte duke kryer punimet në lumin Klina. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.  INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar. 
arrow

fillimRAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

  fillim POLICIA KUFITARE INCIDENTET KRIMINALE 

KONTARBANDIM ME MALLRA

Lagjja Bajri, Mitrovicë 10.12.2018-14:20. Raportohet se patrullat policore kanë ndaluar një kamion me targa vendore me shofer mashkull K/Shqiptar dhe me bashkudhëtar mashkull K/Shqiptar, të cilët në kamion kanë pasur të ngarkuar 13 (trembëdhjetë) gjedhe (lopë) për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Kosovë. Kamioni me gjedhe është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjedhet (lopët) janë sekuestruar. 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale  00
Aksidente me të lënduar025
Aksidente pa të lënduar033
Tiketa trafiku të shqiptuara894
Arrestime019
Në mbajtje  08
Në vuajtje të dënimit00 

Me respekt

cid:image002.png@01D31030.8AB6B260
cid:image003.png@01D31030.8AB6B260

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

Email:[email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here