Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
fRAJONI I PRISHTINËS INCIDENTET  KRIMINALE  POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Fshati Shkabaj, Obiliq 06.12.2018-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij  janë gjetur dhe janë konfiskuar 1 (një) kilogram marihuanë, 13-fishekë  të kalibrit 9 mm , një revole, një elektroshok dhe një boks hekuri . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. VRASJE NË TENTATIVË Rr. “Tomislav Sekuliq”, Graqanicë 06.12.2018-14:00. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të dyshuarve meshkuj K/serbë, ku ishin përdorur mjete si: shkopinj dhe një çekan. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe i është dhënë tretmani mjekësor, ndërsa njëri i dyshuar, me urdhër të prokurorit, dërgohet në mbajtje. VJEDHJE E RËNDË&MASHTRIM Rr. “Ernest Zariqi”, Prishtinë  16.06.2018-18:30. Lidhur me rastin e lartcekur , me datën 06.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale të lartcekura. Dyshohet se ka kryer vjedhje –stoli ari në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar si dhe një veturë VW Golf VI,  të cilën e kishte marrë me qira nga një viktimë tjetër mashkull K/Shqiptar, dyshohet se e ka shitur dhe nuk ia kishte kthyer pronarit. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar, të dyshuarit ia ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve. VJEDHJE E RËNDË Lapna Selo, Graqanicë   14.11.2018-18:55. Është arrestuar me 07.12.2018 i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se me datën e cekur i njëjti ka tentuar të kryejë veprën e cekur, në shtëpinë e ankuesit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar.  fillimRAJONI I GJILANIT INCIDENTET  KRIMINALE HYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK  Rr. “Maria Shllaku”, Gjilan 06.12.2018 – 12:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar njëherësh kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur profil të rrejshëm në rrjetin social Facebook. Nuk raportohet për të arrestuar. INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar. 
  fillim                         RAJONI I FERIZAJT INCIDENTET  KRIMINALE 

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJA E FËMIJËS  

Ferizaj 06.12.2018 – 13:15. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta e ka shtyrë fëmijën e saj, viktimën e mitur mashkull K-Shqiptar  që të kërkojë lëmoshë në rrugë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar.  

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

  • Rr. “Besim Rexhepi”, Ferizaj 06.12.2018-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të mitur pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.50 gramë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit (pas intervistimit në prani të punëtorit të QPS-së) janë liruar në procedurë të rregullt.
  • Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj 07.12.2018-00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.70 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 
 INCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë me rëndësi për të raportuar. 
 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT INCIDENTET  KRIMINALE LËNDIM I LEHTË TRUPOR&DHUNË FAMILJAREPrizren 06.12.2018-02:50. Është arrestuar e dyshuara femër  K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare-nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.Prizren 06.12.2018- 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat femra K-Shqiptare nënën dhe tezen e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. KEQTRAJTIM APO BRAKTISJA E FËMIJËSRr. “William Walker”, Prizren 06.12.2018 – 14:00. Është arrestuar e dyshuara femër K-Rome, pasi që e njëjta e ka shtyrë fëmijën e saj viktimën e mitur mashkull K-Rom që të kërkojë lëmoshë në rrugë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar .
  • Rr. “Wiliam Walker”, Prizren 06.12.2018 14:00. Është arrestuar e dyshuara femër K-Rome, pasi që e njëjta e ka shtyrë tre fëmijët e saj viktimat e mitur dy meshkuj dhe një femër  K-Rom që të kërkojnë  lëmoshë në rrugë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar . Rasti në procedurë të rregullt.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE  Dragash   06.12.2018-16:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar për substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 1.1 gram. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  INCIDENTET TJERA /NGJARJET Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 fillim                            RAJONI I PEJËS INCIDENTET  KRIMINALE  

DHUNË FAMILJARE  

Pejë 05.12.2018-23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht një mashkull K/Shqiptar dhe një  femër K/Shqiptare duke tentuar t’i largojë nga shtëpia. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shtesë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fshati Carrabreg i Epërm, Deçan 03.12.2018 – 14:40 . Lidhur me rastin me datën 06.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, gjithashtu tek  ai është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator dhe dy (2) fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Raporti shtesë:

RREZIKIM NË VENDIN E PUNËS   

Rr. “Zhuj Selmani”, Pejë  03.12.2018-15:00. Raportohet se viktima mashkull  K/Shqiptar i cili ka qenë në tretman mjekësor në QKUK  ka ndërruar jetë me datën 05.12.2018 në ora 15:32 min. Me urdhër te prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.

ARMËMBAJTJE  PA LEJE

  • Rr. “Tirana” , Istog 06.12.2018-12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë (revole), dy karikatorë dhe shtatë (7) fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt. 
  • Rr. “Fehmi Agani”, Istog   06.12.2018-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjate kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë (revole), dy karikatorë dhe shtatë (7) fishekë kal.7.62 mm dhe një (1) fishek i kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

VJEDHJE E RËNDË

Fshati Vitomiricë 02.12.2018-08:15. Viktima mashkull K/Egjiptian ka raportuar se një person i panjohur ka depërtuar me forcë në shtëpinë e tij derisa ai nuk ka qenë në shtëpi, ku i janë vjedhur: një biçikletë, një TV plazma, një DVD, një llaptop, një thithëse elektrike dhe disa sende tjera. Gjatë hetimeve është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Me urdhër të prokurorit kujdestar  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

KANOSJE

Fshati Carrabreg i Epërm 06.12.2018-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën femër K/Shqiptare. Me urdhër të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE  

Fshati Vitomiricë, Pejë 06.12.2018-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Boshnjak, pasi që gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar dy qese me substancë narkotike. Me urdhër të prokurorit kujdestar , të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

 INCIDENTET TJERA /NGJARJET 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Stacioni policor Pejë  06.12.2018 – 09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë , është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës
  • PPK-Hani i Elezit 06.12.2018- 13:04. Në bazë të urdhëresës së lëshuar në Prokurorinë Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari dhe dërguar në mbajtje i kërkuari mashkull K-Shqiptar.
arrow

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

KANOSJE&MOSZBATIM I URDHRAVE TË PERSONIT ZYRTAR

Rr. “Ibrahim Mazreku”, Malishevë 06.12.2018-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij kishte rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion si dhe patrullën policore. Pas ndalimit nga policia , i dyshuari kishte refuzuar t’ia prezantojë dokumentet si dhe i njëjti i kishte fyer dhe i kishte kanosur zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Bajram Curri”, Gjakovë 06.12.2018-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe me  vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS  

Rr. “Abedin Tërbeshi”, Gjakovë 06.12.2018-23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishte duke qarkulluar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator, 11-fishekë cal-9 mm dhe një këllëf. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR  

  • Rr. “Ali Pashë  Tepelena” , Gjakovë 06.12.2018-12:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar e dyshuara femër K-Egjiptiane  dhe e njëjta dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
  • Rr. “Shtjefën Gjeqovi”, Gjakovë 06.12.2018-12:10 . Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
   fillimRAJONI I MITROVICËS-JUGU INCIDENTET  KRIMINALE SULM  Mitrovicë  05.12.2018- 16:50. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.   KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS  Rr. “Bislim Bajgora”, Mitrovicë 06.12.2018 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti dhe e dyshuara femër K/Shqiptare- bashkëshortja e tij dyshohet se kanë shtyrë fëmijën e saj viktimën e mitur mashkull  që të kërkojë lëmoshë në rrugë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar . Rasti është proceduar në procedurë të rregullt ndaj të dyshuarve. INCIDENTET TJERA /NGJARJET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIMERr. “Ajet Gërguri”, Vushtrri  04.12.2018 – 08:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy femra K/shqiptare të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.   
arrow

fillimRAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

  fillim                             POLICIA KUFITARE INCIDENTET  KRIMINALE DOKUMENT I FALSIFIKUAR  Aeroporti i Prishtinë 06.12.2018 – 06:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull/Turk, pasi i njëjti në shkuarje në aeroport ka prezantuar pasaportën izraelite e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.   STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale000
Aksidente me të lënduar011
Aksidente pa të lënduar018
Tiketa trafiku të shqiptuara1043
Arrestime030
Në mbajtje015
Në vuajtje të dënimit003 

Me respekt

cid:image002.png@01D31030.8AB6B260
cid:image003.png@01D31030.8AB6B260

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email:[email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here