Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË FAMILJARE/SULM

Prishtinë 04.12.2018 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. “Shefki Kuleta”, Fushë Kosovë 03.12.2018 – 20:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit në veturën e ankuesit mashkull K/Shqiptar i kanë vjedhur derivatet. Gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në automjetin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar: një thikë, një maskë, një kaçavidë, një palë dorëza dhe një bateri. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Preoc, Graqanicë 04.12.2018 – 19:00. Policia gjatë kontrollit nga i dyshuari K/Shqiptar ka konfiskuar një revole të llojit Gllok 19. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

  • Veternik, Prishtinë 04.07.2018 – 17:48. Katër meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku kanë qenë të përfshira pesë automjete. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
  • Fsh. Banullë, Lipjan 04.07.2018 – 19:13. Tre meshkuj dhe një femër K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KANOSJE

  • Rr. “Mulla Idrizi”, Gjilan 04.12.2018 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Fshati Grnocar, Kllokot 03.12.2018 – 16:00. Ankuesi K/Serb ka njoftuar se është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj k/Serbë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Lagjja Malësia, Kamenicë 04.12.2018 – 19:15. Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për arsye se tek i njëjti janë gjetur 3.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VJEDHJE E RËNDË

Fshati Zaplluxhë, Dragash 28.1.2018. Me 04.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar, ka arritur t’ia vjedhë një orë dhe një sasi stoli ari, të gjitha në vlerë rreth 7000€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

MASHTRIM

Rr. “Xhavit Sylaj”, Suharekë 03.12.2018 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se i njëjti e ka vënë në lajthitje viktimën femër K/Shqiptare të cilës ia ka marrë 60 € dhe po ashtu viktimës mashkull K/Shqiptar ia ka marrë veturën e tij. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Klinë 04.12.2018 – 14:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3.8 gramë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë

VJEDHJE E RËNDË

Rr. “Toni Bler”, Pejë 09.11.2018 – 03:52. Më 04.12.2018 në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fshati Pantinë, Vushtrri 04.12.2018 – 11:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Smrekonicës.

 

 

 

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE

Rr. “Rudarske Cete”, Mitrovicë 04.12.2018 – 17:20. Ankuesja K/Serbe ka njoftuar policinë se është kanosur verbalisht nga vëllai i saj i dyshuari K/Serb. I dyshuari është intervistuar dhe të njëjtit i është bërë alkool-testi ku ka rezultuar 2.61‰. I dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

 

KEQTRAJTIM/BRAKTISJE E FËMIJËS

Rr. “Mbreti Petri”, Mitrovicë 04.12.2018 – 09:30. Është raportuar se një mashkull dhe një femër K/Rome-bashkëshortë, janë intervistuar nën dyshimi se të njëjtit duke keqpërdorur fëmijën e tyre e kanë detyruar të dalë dhe të kërkojë lëmoshë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

 

Aksidente fatale 00
Aksidente me të lënduar 24
Aksidente pa të lënduar 21
Tiketa trafiku të shqiptuara 955
Arrestime 13
Në mbajtje 10
Në vuajtje të dënimit 01

Me respekt

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here