Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE E ARMATOSUR

Veternik, Prishtinë 03.12.2018 – 13:30. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në filialin e një banke dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shume parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Gjatë ikjes të dyshuarit kanë goditur viktimën mashkull K-Shqiptar i cili ka pranuar tretman mjekësor.

 

MASHTRIM

Rr. “Rilindja”, Prishtinë 03.12.2018 – 21:50. Është arrestuari dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte tentuar të mashtroj arkataren e një marketi viktimën femër K-shqiptare. Pas verifikimit i dyshuari kishte katër urdhëresa aktive. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

KANOSJE

  • Lipjan 23.11.2018 – 11:51. Me datë 03.12.2018 viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar.
  • Rr. “Dr. Shpëtim Robaj”, Prishtinë 03.2018 – 13:20. Është arrestuar i mituri mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën femër K-shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Raport shtesë:

KANOSJE

Prishtinë 29.11.2018 – 00:55. Lidhur me rastin me datën 03.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

 

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Prishtinë 31.06.2016 – 07:20. Me 03.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Raport shtesë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Arllat, Malishevë 18.11.2018 – 12:00. Me 03.12.2018 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar i aksidentuar me datën 18.11.2018. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Fshati Drobrsh, Viti 03.12.2018 – 21:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, pasi që gjatë kontrollimit të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Shtime 03.12.2018 – 15:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fshati Nashec, Prizren 03.12.2018 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

DHUNË FAMILJARE

Prizren 03.12.2018 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-rom, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-rome. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË

Fshati Carabreg e Epërm, Deçan 03.12.2018 – 14:40. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar.

 

HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE NË VENDIN E PUNËS

Rr. “Zhuj Selmani”, Pejë 03.12.2018 – 15:00. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një  kompaninë, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore (një nga makineritë ia ka këputur dorën). Viktima është dërguar në spitalin e Pejës.

 

VJEDHJE E RËNDË

Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Deçan 17.11.2018 – 19:30. Lidhur me rastin me datën 03.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Gurakoc, Klinë 03.12.2018 – 19:54. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga vozitësit mashkull K-shqiptar ka vdekur dhe katër të tjerë meshkuj K-shqiptarë janë lënduar. Tre të lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe një është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË FAMILJARE

Zveçan 12.2018 – 18:30. I dyshuari mashkull K-Serb ka sulmuar vëllain tij viktimën mashkull K/Serb duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 002
Aksidente me të lënduar 016
Aksidente pa të lënduar 024
Tiketa trafiku të shqiptuara 980
Arrestime 010
Në mbajtje 008
Në vuajtje të dënimit 001

Me respekt

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

Email: [email protected]com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here