Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. “Hajrullah Zyma”, Fushë Kosovë 01.12.2018-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit në trup dhe në dy banesat e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: 174 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 10 gramë marihuanë, dy pistoleta me 23-copë fishekë, një veturë, dy telefona mobilë dhe 1700 (një mijë shtatëqind) €. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

VJEDHE E RËNDË

  • Fshati Lupq, Podujevë 02.12.2018 – 04:50. Zyrtarët policorë kanë hasur dy vetura me targa civile të braktisura,  në  të cilat kishin qenë të ngarkuara nga tri kafshë shtëpiake. Në stacionin policor janë paraqitur ankuesit meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë raportuar se iu ka vjedhur një automjet dhe gjashtë copë kafshë shtëpiake (gjedhe). Me vendim të prokurorit, kafshët iu kanë kthyer pronarëve ndërsa automjete janë konfiskuar për ekzaminim. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.
  • Fshati Barilevë, Prishtinë 02.12.2018. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur në oborrin e shtëpisë i kanë vjedhur automjeti me targa vendore.

VDEKJE E DYSHIMTË

  • Rr. “Jakov Xoxa”, Prishtinë 02.12.2018 – 16:37. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete në banesën e tije. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.
  • Rr. “Mustafë Hoxha”, Prishtinë 02.12.2018-22:08. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është proceduar dhe mbetet nën hetime policore.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. “Hasan Prishtina”, Podujevë 02.12.2018-06:40. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës i kërkuari mashkull K/Shqiptar.

 

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

VETËGJYQËSI

Rr. “Qarkore”, Gjilan 02.12.2018-19:30. Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se dy persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, kanë ardhur tek shtëpia e saj për të kërkuar djalin e saj i cili sipas tyre nuk e ka shlyer borxhin në bastore. Viktima me të dyshuarit është fjalosur dhe shtyrë fizikisht por nuk raportohet për të lënduar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

DHUNË NË FAMILJE-Lëndim i lehtë trupor

Pejë 02.12.2018 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

VJEDHE E RËNDË

Fshati Jashanicë e Ulët, Klinë 01.12.2018-21:00. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë vjedhur derivate të naftës dhe një akumulator. Me vendim të prokurorit janë bastisur pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar bidonë me naftë dhe akumulator. Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr.“Bill Klinton”, Pejë 02.12.2018-03:45. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, është arrestuar i kërkuari mashkull K/egjiptian, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

ZJARRVËNIE

Rr. “Bekim Isma”, Rahovec 02.12.2018- 21:45. Raportohet se automjeti me tabela vendore, është përfshirë nga zjarri. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe eksperti i zjarreve. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet nga policia.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Rr. “Faruk Beqiri”, Vushtrri 02.12.2018 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që ishin të përfshirë në një incident të tifozëve të dy ekipeve gjatë një ndeshjes të ligës së parë të kampionatit të Kosovës në futboll. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 008
Aksidente pa të lënduar 011
Tiketa trafiku të shqiptuara 842
Arrestime 014
Në mbajtje 011
Në vuajtje të dënimit 001

Me respekt

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                         Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                        Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

            Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                        Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here