Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE & DËMTIM PRONE & KANOSJE

Prishtinë 23.11.2018-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili e kishte kanosë të atin e tij. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Avdi Zeneli, Lipjan 24.11.2018 – 15:07. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor që ishte në detyrë zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Lidhja e Prizrenit-Lipjan, 24.11.2018-18:50. Raportohet për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Drejtuesi i veturës me targa vendore dyshohet nga pakujdesia e godet viktimën femër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK.  Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                                              RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

KANOSJE 

Rr. Luan Haradinaj, Deçan 24.11.2018-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor të cilët ishin duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik. I dyshuari edhe në stacionin policore kishte kanosur zyrtarët tjerë policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar           

 

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 24.11.2018-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që te i njëjti gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë një karikator me  8 –(tetë) fishekë dhe një shufër metalike. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Rr. Wesley Clark, Gjakovë 24.11.2018-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke qarkulluar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 7-fishekë, dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Burojë, Skenderaj 24.11.2018-17:03. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë  një veturë dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjerë në traktorin e të dyshuarit i cili në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe (dy) drejtuesit, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Klinë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është duke u hetuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 24.11.2018 – 12:30. Vozitësi mashkull K-shqiptar me veturë nga pa kujdesia ka goditur dy punëtor meshkuj K-shqiptarë të cilët ishin duke kryer disa punime afër rrugës. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS

Rr. Kral Petri, Mitrovicë 24.11.2018 – 02:46. Ankuesja femër K/Serbe raporton se nga persona te panjohura është thyere dera e zyrës Informative e Qendrës së Kulturore të EU-së. Sipas ankueses nga zyra nuk është vjedhur asgjë.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                             POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Fsh. Metergovc, Podujevë 24.11.2018 – 11:06. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër), shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

 

Statistika të përgjithshme:
 

Aksidente fatale 001
Aksidente me të lënduar 012
Aksidente pa të lënduar 026
Tiketa trafiku të shqiptuara 849
Arrestime 009
Në mbajtje 007
Në vuajtje të dënimit 000
 

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here