Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE

Prishtinë (NN) 23.11.2018-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar -Inspektor Tatimor në ATK, pasi që i njëjti kishte kërkuar nga një pronare e biznesit – ankuesja femër K/Shqiptare 350€ para, me qëllim të zvogëlimit  të borxhit ndaj ATK-së. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

TENTIM VRASJE

Prishtinë 23.11.2018-14:40. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pastaj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur nga ndonjë predhë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Njësit policore janë në kërkim të personit të dyshuar.

 

LËNDIM TRUPORË & DHUNË NË FAMILJE

  • Prishtinë 22.11.2018 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë (EN:125-224 23.11.2018 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar nënën dhe vëllain e tij. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE

Prishtinë (NN) 2008-2018. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  i cili dyshohet se ka përdorur diplomën universitare, për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në njëinstitucion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE NË TENTATIVË & DËMTIM I PASURISË

T.C. Kosova B, Obiliq 22.11.2018-13:38. Me 23.11.2018 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte tentuar të vjedhë brenda objektit të KEK-ut. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJA E FËMIJËS

Prishtinë (NN) 23.11.2018-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartcekur, me qëllim të shfrytëzimit të fëmijëve për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

NXITJA E URREJTJES

Prishtinë, 23.11.2018-NN. Është pranuar një informatë se në rrjetin social Facebook  është bërë thirrje për largim të dhunshëm të targave serbe nga një person i dyshuar. Lidhur me këtë janë ndërmarr veprime të nevojshem nga Policia, është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I PARASË

  • Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 21.11.2018-21:25. Ankuesja femër K/Shqiptare, punëtore në një lokal ka deklaruar se një klient gjatë blerjes kishte bërë pagesën me një monedhë prej 100€, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar.
  • Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.11.2018-NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor i një banke ka raportuar se një klient kishte deponuar një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit, një kartëmonedhë prej 50€ kishte rezultuar si e falsifikuar.  Rasti është duke u hetuar.

 

TRAJTIM I PA NDËRGJEGJSHËM SHËNDETËSOR

Podujevë, 23.11.2018-14:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se e kishte dërguar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe pas tretmanit mjekësor, ishte nisur në drejtim të QKUK-së, mirëpo gjatë rrugës vajza e tij kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK Jarinje 23.11.2018-NN. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata Themelore Mitrovicë, është arrestuar një mashkull K/Serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Mitrovicës.

 

 

 fillim                                              RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

PERSON I ZHDUKUR

Shtime 20.11.2018-17:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka informuar se bashkëshortja e tij ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

 

 

 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ZJARRVËNIE

Fsh. Shirokë, Suharekë 23.11.2018-02:50. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se  afër shtëpisë së tij, i është djegur vetura e tij BMW me targa vendore. Sipas viktimës dyshohet se dy persona të moshës së re, ia  kanë vënë zjarrin veturës. Rasti është duke u hetuar.

 

Raport shtesë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Agim Shala, Prizren 19.09.2018-22:15. Në lidhje me rastin raportohet se me 23.11.2018, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Boshnjak  dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

 fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ZJARR AKSIDENTAL

Rr. Zhuj Selmani, Pejë 23.11.2018-19:30.  Është raportuar se një zjarr kishte përfshi një depo materiali, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar ku sipas tij janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 20.000€. Me rast janë marr njësitë relevante dhe mbetet për tu hetuar.

                                                                                                

 

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 

 

POSEDIM I PA AUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Gjakovë 23.11.2018-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.9 gram.  Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

POSEDIM I PA AUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Shipol, Mitrovicë (NN) 23.11.2018-14:15. Janë arrestuar  katër të dyshuar meshkuj shqiptar – dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në dy vetura të tyre, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë  5 905 gram. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur dy lokacione, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: 2  pushkë automatike  me 34  fishek, si dhe 1  pistoletë me 5  fishek. Me urdhër të prokurorit , të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Raport shtesë:

VRASJE E RËNDË

Rr. Sutjeska, Mitrovicë e Veriut (NN) 16.01.2018-08:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, janë kontrolluar disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Serb. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar për shkak të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrës. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi të ndryshme materiale lidhur me rastin. Me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

 

 fillim                             POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

 Asgjë me rëndësi për tu raportuar

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

           STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale   000
Aksidente me të lënduar 016
Aksidente pa të lënduar   031
Tiketa trafiku të shqiptuara 908
Arrestime 017
Në mbajtje 014
Në vuajtje të dënimit 001

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here