Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM TRUPOR 

Prishtinë 24.03.2018-13:07.  Viktima i moshës së mitur mashkull K/Shqiptar, derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij, aksidentalisht është vet plagosur. Viktima është dërguar  në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore,  i njëjti është liruar. Arma e përdorur në rast është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Sibofc, Obiliq 24.03.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE

Prishtinë 24.03.2018-13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar  meshkuj K/Shqiptar, të cilët derisa kanë furnizuar me ushqim punëtorët e një kompanie të  ndërtimit, brenda objektit dyshohet se kanë vjedhur rreth 70 litra derivate të naftës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Udhëkryqi  Lipjan – Janjevë 24.03.2018-18:55. Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me  ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe dy femra shtetas Maqedonisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, të njëjtit janë liruar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

arrow fillim                                              RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

 Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

arrow fillim                        RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

LËNDIM TRUPOR 

Rr.12 Qershori, Ferizaj 24.03.2018-00:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

arrow fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË  & DEKLARIM I RREJSHËM 

Rr. Fahredin Hoti, Prizren  18.03.2018-18:50. Në lidhje me rastin raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, dyshohet se ankuesi  ka paraqitur deklaratë të rrejshme dhe se ka  inskenuar ngjarjen e paraqitur. Me vendim të prokurorit me 24.03.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME 

Fsh. Landovicë, Prizren 24.03.2018-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar, i cili ishte duke ecur skaj rrugës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

TENTIM VETËVRASJE

Prizren 24.03.2018-14:30. Viktima femër K/Shqiptare është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit,  pasi që e njëjta kishte konsumuar preparate për pastrim. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

arrow fillim                            RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Kasim Shala, Pejë 24.03.2018-22:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

arrow  fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Rr. Wesly Clark, Gjakovë 24.03.2018-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

  Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

arrow fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Mitrovicë 24.03.2018-14:25. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi.  Njësit relevante  kanë dal në vend të ngjarjes perderisa nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Kqiq, Mitrovicë 24.03.2018-23:45. Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka dal nga rruga dhe është vet aksidentuar. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

arrow fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

arrow fillim                             POLICIA KUFITARE

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

PKK Vërmicë 24.03.2018-13:25. Janë arrestuar katër të  dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.87  gram. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 Asgjë me rëndësi për tu raportuar.

   STATISTIKAT  E  PERGJITHESHME

Aksidente fatale

000

Aksidente me të lënduar

014

Aksidente pa të lënduar

023

Tiketa trafiku të shqiptuara

886

Arrestime

013

Në mbajtje

010

Në vuajtje të dënimit

000

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here