Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

 

 RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM  

Fsh. Orllan, Podujevë 22.03.2018 -09:25. I dyshuari mashkull K-Shqiptar (i mitur) ka përdorur sprej OC në korridor të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”. Si pasojë e përdorimit të sprejit  janë lënduar katër nxënës të cilët  janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësorë dhe më pas janë liruar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjet  dhe konfiskuar një  sprej OC. Me vendim  të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR 

Prishtinë 22.03.2018 -10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij  viktimës femër K-Shqiptare. Viktimës i është afruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari  dërgohet  në mbajtje.

 

Raport shtesë:

LËNDIM I LEHTË TRUPORË

Veternik, Prishtinë 20.03.2018 -23:50. Lidhur  me rastin njësia e hetimeve  me datë  22.03.2018 ka identifikuar dhe arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Nga njëri nga të dyshuarit është konfiskuar një shkrepës e plastikes në formë të revoles. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Ilaz Kodra ,Prishtinë 22.03.2018-13:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit kanë kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU  

Bresje  22.03.2018 – 04:15.  Viktima  mashkull K-Shqiptar punëtor në kompaninë për mirëmbajtje të autostradës derisa ka qenë duke e pastruar rrugën është goditur nga një automjet në lëvizje me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim  të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Gllogoc 22.03.2018 -13:00. Me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë  ED.nr. 84/17 është arrestuar  një mashkull K-Shqiptar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

 

 

fillim                                              RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Mohlan, Suharekë 16.03.2018 -09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi  tek  i njëjti është  gjet dhe konfiskuar një pistoletë CZ   me pesë fishek  të kalibrit 6.35 mm, tetë fishek të kalibrit  7.65 mm dhe dhjetë fishek të kalibrit  7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari   është liruar   në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh. Radac , Pejë 22.03.2018 -13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka  shtëne me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar (ish dhëndrit të tij), por nuk e ka qëlluar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.   Me vendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Adem Jashari, Pejë 22.03.2018 -09:00 Në bazë të urdhëresës së   Gjykatës  janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku  janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë C.Z dhe 32 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar  në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE

Deçan 09.03.2018-18:00.Raportohet se lidhur me rastin me 22.03.2018 është identifikua dhe arrestua i dyshuari mashkull K-Shqiptar  për të cilin ekziston dyshimi i bazuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

VRASJE

Rr. Dëshmorët e Morinës, Gjakovë 22.03.2018 -15:40 Është gjetur pa shenja jete një foshnje një ditësh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara K-Rome e ëma e viktimës. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

 

MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION

Malishevë, Shkurt 2018 .  Janë arrestuar katër te dyshuar  meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit kishin detyruar dy  viktimat femra K-Shqiptare  në prostitucion dhe i kishin keqpërdorë seksualisht. Me vendim të prokurorit të dyshuarit  dërgohen në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

TENTIM VETËVRASJE

Fsh. Dejn , Rahovec 22.03.2018 -16:10 Viktima femër K-Shqiptare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar preparate kimike për pastrim. Viktima në gjendje të rënd shëndetësore  është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK.

 

 

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

KANOSJE 

Rr. Asllan Cimili 22.03.2018-17:20  .Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është kanosur nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të  arrestuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Dobrava, Leposaviq 22.03.2018 -17:00 Në bazë të urdhëresës së   Gjykatës  janë kontrolluar  shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Serb, ku  janë gjetur dhe konfiskuar një  pushkë, 34   fishek të pushkës  së gjuetisë dhe 5 fishek të kalibrit 7.9mm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU 

  • Rr. Lokale Mitrovicë-Zveçan 22.03.2018 – 07:00.  Dy vetura me targa  civile janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar te dy drejtuesit e veturave  një femër dhe një mashkull K-Serb-e. Të lënduarit janë dërguar për tretman ne spitalin e Mitrovicës. Me vendim te Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Zveçan 22.03.2018 – 11:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku  përpos dëmeve materiale lëndime  trupore ka pësuar viktima femër  K-Shqiptar-e cila është dërgua në shtëpi të shëndetit në Zveçan për tretman mjekësor.

 

 fillim                             POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

Statistika të përgjithshme:

 

 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 026
Aksidente pa të lënduar 055
Tiketa trafiku të shqiptuara 747
Arrestime 018
Në mbajtje 011
Në vuajtje të dënimit 001

Me respekt:

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here