Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË  

Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë, 20.03.2018-15:23.  Viktima mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj, të cilët gjenden në arrati. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Si dëshmi materiale, në  vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

SULM

Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.03.2018-14:24. Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur mes veti. Asnjë nga të dyshuarit  nuk kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

ARMË MBAJTJE PA LEJE

  • Prishtinë 13.03.2018-20:30.  Me vendim të prokurorit kompetent me 20.03.2018 është iniciuar rasti në fjalë, pasi që me datën e cekur në automjetin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 38 fishekë. I dyshuari ka deklaruar se arma posedon leje përkatëse, mirëpo gjatë hetimeve është vërtetuar se leja kishte afatin e skaduar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
  • Rr. Nëna Terezë. Fushë Kosovë, 20.03.2018-20:53.  Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë dhe një thikë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

  • Rr. Hakif Zejnullahu,  Prishtinë, 20.03.2018-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.8 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Rr. Ilir Konushevci,  Podujevë, 20.03.2018-13:00. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.66 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

PERSON I ZHDUKUR

Drenas, 18.03.2018-08:03. Ankuesi  mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se djali i tij me të meta psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.03.2018-14:24.  Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata  Themelore Prishtinë, është arrestuar një  femër K/Shqiptare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

DHUNË FAMILAJRE 

Ferizaj, 20.03.2018-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj, 20.03.2018-17:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.23  gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

  • Viti 20.03.2018-10:00. Në bazë të urdhëresës së  lëshuar nga Gjykata  Themelore Ferizaj-dega Kaçanik, është arrestuar një  mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
  • Fsh. Gjurgjedell, Kaçanik, 20.03.2018-06:30. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Fsh. Lubizhdë, Prizren, 19.03.2018-23:45.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.54 gram.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

ARMË MBAJTJE PA LEJE ,

 20.03.2018-11:10. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 46 fishekë dhe një rrethatore brezi.   Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Piranë, Prizren, 20.03.2018-14:50. Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh. Brodosan, Dragash 20.03.2018-21:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren dega  Dragash, është arrestuar  një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e  Prizrenit.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Pejë, 20.03.2018-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.51 gram.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Mbreti Bardhyl, Pejë 20.03.2018-14:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka informuar se vetura e tij, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, është dëmtuar nga një predhë e armës së zjarrit. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh. Baballoq, Deçan 20.03.2018-10:00. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata  Themelore Gjakovë, është arrestuar një  mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Pejës.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

KANOSJE

Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 20.03.2018-20:40.   Viktima femër K/Egjiptase, ka raportuar se pas një problemi të mëhershëm , përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari mashkull K/Egjiptian. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë 20.03.2018-01:05.  Gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonin katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar  një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

VJEDHJE

Rr. Xhevat Jusufi, Vushtrri 20.03.2018-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti  është  zënë në flagrancë  duke vjedhur disa kabllo të rrymës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Fadil Rrustemi, Skenderaj 20.03.2018-1745.  Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjer. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. 2 Maji, Vushtrri 20.03.2018-06:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata  Themelore Mitrovicë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës.

 

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

DËMTIM APO ASGJËSIM I PRONËS

Rr. Lole Ribar, Mitrovicë 20.03.2018-23:45. Është arrestuar  i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti ma forcë ka hapur derën  e shtëpisë së viktimës femër K/Serbe duke i dëmtuar derën e hyrjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . 

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT  TRAFIKU

Fsh. Kapiloviq, Zubin Potok 20.03.2018-08:50. Një femër K/Serbe,  gjersa ishte duke drejtuar veturën e saj, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Ngasësja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

 

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

PKK Morinë 20.03.2018-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishte duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar 32 tableta substancë e dyshuar narkotike e llojit ektazi me peshë 22.84 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Statistikat e përgjithshme:

 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 024
Tiketa trafiku të shqiptuara 1146
Arrestime 019
Në mbajtje 003
Në vuajtje të dënimit 006

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here