Raport kriminaliteti, Kosova e 24 orëve të fundit

0
                                Drejtoria Rajonale Prishtinë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 VDEKJE E DYSHIMTË

Podujevë, 25.07.2021-17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në pyll është zënë nga traktori dhe duke mos i përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

VJEDHJE  E RËNDË NË TENTATIVË

Prishtinë, 25.07.2021-19:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në veturën e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

 

SH. I RR. TË PËRGJITHSHËM /ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Fushë Kosovë, 25.07.2021 – 12:50.  Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, janë gjetur dhe sekuestruar 33 gëzhoja, një pistoletë me gas  dhe dy plumba. Lidhur me rastin është intervistuar  i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM LEHTË TRUPOR

Gllogoc, 24.07.2021 – 19:45. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregulltë.

 

RASTET TJERA- NGJARJET:

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 25.07.2021  – 04:30. Në bazë ë tri urdhëresave lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

                                   Drejtoria Rajonale Gjilan

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 DHUNIM

Gjilan, 25.07.2021-00:30-07:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Kormjan, Gjilan, 25.07.2021 – 13:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Viti, 25.07.2021-16:30.   Pas disa të shtënave ma armë zjarri gjatë një ahengu familjar nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë me gas dhe tri gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

 

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

 Ferizaj,  25.07.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga  aty kanë vjedhur  para të gatshme dhe një sasi stoli ari. Rast është duke u hetuar.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. 15 Shkurti, Ferizaj,  25.07.2021-11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                   Drejtoria Rajonale Prizren

 

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

 Prizren, 25.07.2021 -08:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar  në një ndërtesë është rrëzuar dhe ka  pësuar lëndime trupore . Njësit relevante policore dhe  inspektorati i punës kanë dalur në vendin e  ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

·         Suharekë, 25.07.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

·         Dragash, 25.07.2021-14:0. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte  në përball-kalim me një traktor, i dyshuari mashkull ka zbrit nga traktori dhe duke i thyer xhamat e veturës e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.  

·         Dragash, 25.07.2021-19:30. Katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit pas një zënke janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurori rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                   Drejtoria Rajonale Pejë

 

INCIDENTET KRIMINALE

SULM SEKSUAL

Pejë, 25.07.2021 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti  e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Deçan, 25.07.2021 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga person-a të panjohur  është dëmtuar xhami i derës së një objekti. Rasti vazhdon të hetohet.

 

ARMËMBAJTJ EPA LEJE

Istog, 25.07.2021-16:07.  Pas disa  të shtënave me armë zjarri është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar dhe  nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë dhe 13 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregulltë.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë me rëndësi për të raportuar

                                                                                                

                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gjakovë, 25.07.2021 – 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e kanosur me armë zjarri e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i huaj . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë, 25.07.2021-18:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

 

PËRDORIM I ARMËS

Rahovec, 24-25.07.2021. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur në oborrin e stallës së tij i është vrarë një  qen, dy dele dhe dy të tjera të plagosura. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është gjetur një fishek i pa shkrepur që dyshohet të jetë i armës së gjatë. Rasti vazhdon të hetohet.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

  AKSIDENT TRAFIKU

Fsh. Drenoc, Rahovec, 25.07.2021 – 15:30. Është raportuar se  viktima mashkull kosovar derisa ishte  duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia  ka  humbur kontrollin duke u ndeshur në një muri jashtë rruge dhe si pasoj ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal Gjakovë. Rasti është duke u hetuar.

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

 

INCIDENTET KRIMINALE

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, 25.07.2021 – 01:30.  Është raportuar për një aksident trafiku në mes  dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona ku viktima femër kosovare pasi është dërguar në QKUK.  ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një viktimë në QKUK.   Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti  vazhdon të hetohet.

 

DHUNË FAMILJARE

Skenderaj, 25.07.2021 – 12:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari kosovar i cili  është nën terapi mjekësore.  I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS

 Mitrovicë, 25.07.2021-17:40.  Pas disa të shtënave ma armë zjarri gjatë një ahengu familjar nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë me gas dhe tri gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

 

RASTET TJERA – NGJARJET :

PERSON I ZHDUKUR

Rr.Driton Veliu,Mitrovicë, 24.07.2021-23:40.  Me 25.07.2021 një   mashkull kosovar ka njoftuar se mbesa e tij e mitur femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet.

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

 SULM

Mitrovicë Veri, 25.07.2021 – 05:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara kosovare e cila ishte në gjendje të dehur. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta pas alkool testit ka rezultuar 1.09 ‰. Po ashtu e njëjta ka sulmuar edhe zyrtarët policorë në stacion. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Mitrovicë Veri,  25.07.2021 – 05:35. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar për shkak se i njëjti  (nën ndikim të alkoolit )  i kishte kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

 

MOS RESPEKTIM I URDHËRAVE  & KALIM ILAGAL I KUFIRIT

Fsh. Muçibab, Gjilan, 25.07.2021-15:45.  Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, pasi që njëjti me veturën e tyre s”bashku  me të dyshuarin tjetër mashkull shtetas i Serbisë, i cili është larguar në drejtim të panjohur, kanë tentuar të kalojnë  kufirin ilegalisht Kosovë- Serbi.  Me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Merdare, 25.07.2021 – 11:30. Gjatë kontrollit së bashku me oficerët doganorë në çantën e një mashkulli kosovar është gjetur një thikë 16cm, e  cila është konfiskuar. Në konsultim me prokurorin personit të dyshuar i është konfiskuar pasaporta dhe i njëjti është udhëzuar që të paraqitet tek prokurori.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
 

Aksident trafiku me fatalitet 2
Aksident trafiku  me të lënduar 18
Aksident trafiku  me dëme materiale 43
Tiketa trafiku të shqiptuara 1296
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 7
Persona të arrestuar 15
Persona në mbajtje 13
Persona në ndalim policor  /
Persona në vuajtje të dënimit /

 

Me respekt,

 

ZIMP

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here