Ramushi, siç nuk e keni parë

0
E kanë parë të veshur me uniformë, e kanë parë të akuzuar për krime lufte në Hagë e kanë parë të beteja politike dhe në mitingje, por pak kush ka arritur ta shohë ish kryeministrin e kosovës Ramush Haradinajn, me rrobabanje në plazhë.
E ka bërë paparazzi ynë në bregdetin e Dhërmiut ku lideri i AAK-së ka kaluar disa ditë pushimesh me bashkëshorten Anita dhe me fëmijët, raporton lajmi.net.

Por ajo që ka rënë në sy është fakti se njeriu që e imagjinojmë ende me kallashnikov në dorë di të jetë një baba i kujdeshshëm (fotot me vajzën në det) e madje edhe një bashkëshort delikat.

Syri i lapsit e ka kapur duke lyer kohë pas kohe me krem antidiell gruan e tij dhe duke e masazhuar atë nga qafa tek shputat e këmbëve. Ky është pra komandanti ashtu sikurse nuk e keni imagjinuar.

 

r1

r2

r3

r4

r5

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here