Ramush Haradinaj:”T’u njihet e drejta e veteranit edhe pjestarëve të shtabeve lokale/komunale”

0

Ramush Haradinaj reagon në cilësinë e ish komandatit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit.Me një letër i drejtohet Presidentes së Kosovës,Kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Komisionit  për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së Agim Çekut.

Ja letra e plotë:

“Në cilësinë e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kam përcjellë kryetarit të Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, z. Agim Çeku, qëndrimin/propozimin tim rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht vlerësimit të statusit të tyre, konkretisht në zonën time të përgjegjësisë, Zonën Operative të Dukagjinit UÇK-së.

Krahas z. Çeku, me propozimin tim e kam informuar edhe Presidenten Jahjaga dhe Kryeministrin Mustafa, duke ua bërë të ditur se gjatë organizimeve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër fshatra dhe regjione të ndryshme janë formuar shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe në këtë kuadër shumë njerëz janë angazhuar në ngritjen e tyre.

Krahas organizimit dhe profilizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formimit të brigadave dhe njësive të tjera organizative, të njëjtit kanë vazhduar angazhimin e tyre në kuadër të UÇK-së. Ata, edhe nëse nuk janë përfshirë nëpër brigada dhe njësi të tjera organizative, kanë dhënë kontributin e tyre në shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe kanë qenë pjesë aktive e luftës sonë deri në çlirim.

Andaj, shërbimi i tyre nuk përfundon me krijimin e njësive të tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nisur nga kjo, kam propozuar që të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre shtabeve lokale/komunale të UÇK-së t’iu njihet ajo që iu takon, statusi i ushtarit/veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së”.

RH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here