Ramush Haradinajt i jepet në Deçan titulli “Krenaria e Kombit”

0

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka mbajtur një akademi përkujtimore në 100 vjetorin e rënies së Isa Boletinit.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të AAK-së, të pranishëm në këtë akademi ishin dhjetëra historianë e studiues të jetës dhe veprës së heroit kombëtar, Isa Boletini, si dhe përfaqësues të jetës politike, kanë folur për aspekte të rëndësishme të jetës dhe të veprës së Isa Boletinit.

Gjithashtu është bërë e ditur se i pranishëm në këtë akademi ishte edhe Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili u nderua me titullin “KRENARIA E KOMBIT”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here