Ramush Haradinaj shpallet “qytetar nderi” i Tiranës

0

PRISHTINË, 16 SHKURT – Bashkia e Tiranës e ka nderuar sot liderin e AAK-së Ramush Haradinajn me titullin “qytetar nderi”. Në arsyetimin për këtë titull ndër të tjera është thënë se Haradinaj ishte “luftëtar dhe strateg i shquar në luftën e Kosovës dhe në sakrificat e tij për Pavarësinë e Kosovës”. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha sipas një kumtesë nga zyret e AAK-së e ka krahasuar Haradinajn me heronjtë e lirisë së Kosovës që “fatmirësisht është gjallë”. Vet Ramush Haradinaj ka thënë se ai do të punojë edhe më tepër në bashkimin e shqiptarëve. “Sot jam i prekur për nderin që më bënë Qarku i Tiranës, do të përpiqem që këtë nder të ua shpërblejë duke qenë afër si shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here