Ramush Haradinaj Qeverisë: Kufiri me Malin e Zi të kthehet në vijën e vet

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Thaçi-Mustafa po e shkelin edhe Marrëveshjen e Kumanovës, në të cilën përfshihet edhe tema e kufijve të Kosovës, po tregohen të pafuqishëm dhe janë kthyer me dhjetra kilometra në brendi të vendit, në kufi me Malin e Zi.

“Nuk kenu shansë të fsheheni për këto veprime, mbajeni me mend”, ka thënë Haradinaj në foltoren e parlamentit.

“Gabimet që keni bërë me kufijtë e Kosovës, si në Karaçevë dhe në demarkacionin me Serbinë, pastaj me Malin e Zi. PDK, ju jeni fajtorë prej 2008 për këtë, kurse ju LDK nuk duhet të pajtoheni, kundërshtoni.

Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, nuk ka qenë i pranishëm në interpelancë. Kryeparlamentari Veseli ka thënë se kryediplomati Thaçi do të vijë pas orës 14:00 sot në interpelancë, por me insistimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, interepelanca ka nisur edhe në mungesë të ministrit Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here