Ramush Haradinaj: Pakënaqësia po rritet, pushteti është i popullit jo i individëve

0

Lideri AAK-së, Ramush haradinaj, ka thënë se përmes protestës të së shtunës Qeveria duhet ta kuptojë që pushteti nuk ështëi i individëve, por i popullit.
“Falënderim të veçantë për anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që iu përgjigjën masovikisht nga mbarë Kosova ftesës sonë për protestën e sotme gjithëpopullore në Prishtinë.
‘Thirrjet e Nënave të Gjakovës’, minatorët e Trepçës, organizatat e dala nga lufta, qytetarët nga çdo cep i Kosovës, rinia, studentët, dhe shumë OJQ i dhanë madhështi protestës, e cila me të drejtë cilësohet si më masovikja pasluftës”, ka shkruar Haradinaj. “Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetë pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here