Ramush Haradinaj nuk ka përgjigje për Melihate Tërmkollin rreth SHIK-ut

0

Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e Melihate Tërmkollit e cila e ka pyetur sot paradite atë publikisht se përse ai nuk e ka hetuar SHIK-un gjatë kohës sa ishte kryeministër por tani që është në opozitë po insiston për këtë. Haradinaj e ka kaluar në heshtje pyetjen rreth kësaj çështjeje kur është pyetur nga gazetarët pas një takimi me njërin prej liderëve të shqiptarëve të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Haradinaj ndërkaq ka hedhur kritika në adresë të liderit të PDK-së e ish kryeministrit Hashim Thaçit dhe Agim Çekut rreth listave të veteranëve të UÇK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here