Ramush Haradinaj kërkon që Thaqi të riparon gabimet lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

0

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e ka kritikuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Hashim Thaçi për vijën kufitare me shtetin fqinj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar që seanca për interpelancën e zëvendëskryeministrit dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi lidhur me demarkacionin me Malin e Zi të shtyhet për një seancë tjetër.
Haradinaj e ka kritikuar Thaçin për vijën kufitare me shtetin fqinj dhe po ashtu që të bëjë gjithçka që është e mundur që të riparojë gabimin që sipas tij ka bërë me kufirin me Malin e Zi.
Në mungesë të ministrit Thaçi sot nuk do të ketë interpelancë të tij në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, por Haradinaj ka kritikuar Thaçin dhe Qeverinë që ai ka udhëhequr se kanë falë tokë shtetit fqinj, kufijtë e së cilit prej vitit 1974 ishin tjerë.
“Malit të Zi nuk i duhen bjeshkët e Kosovës. Nëse ka dikush me i dhanë bjeshkë dikujt le t’ia japë të veten. Mali i Zi ka nevojë për një kojshi të mirë e jo për një kojshi që bën fjalë për tokë”, tha Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here