Ramush Haradinaj është liruar.Ja pse ishte arrestuar (video)

0

Ramush Haradinaj është lënë i lirë nga autoritetet sllovene. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një conference të jashtëzakonshme për media. Haradinaj u arrestua të mërkurën në bazë të një fletëarresti të vitit  2006  në Aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Ai më herët kishte qëndruar në vizitë në Gjermani.

Ramush Haradinaj ka folur para pak çastesh nga Lubjana, duke thënë se ai aktualisht është në një hotel, por pasaportën e ka në gjykatë dhe pret që të kryhen procedurat e pastrimit të emrit të tij nga lista e interpolit, në mënyrë që të lirohet.

Ai për Klan Kosova tha se është tepër i idinjuar me sjelljen e organeve të rendit slloven dhe se ndjehet i ofenduar me këtë sjellje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here