Ramush Haradinaj: Askush nuk guxon të tallet me shqiptarët, jemi 7 milionë

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë para pak çastesh për RTK-në duke thënë se ende është në pritje të marrjes së pasaportës për t’u kthyer në Prishtinë.

I pyetur nga RTK se si i komenton reagimet në Kosovë dhe sulmet ndaj bizneseve sllovene, ai nuk ka dashur të flasë për këtë. “Nuk është temë që më intereson në këtë rrethanë që gjendem…”, ka thënë ai.
Ai sërish ka thënë se Sllovenia është sjellë në mënyrë absurde ndaj dhe se kjo praktikë e talljes ndaj tij dhe qytetarëve shqiptar duhet të ndalet.
“Askush nuk guxon të tallet me shqiptarët. Duhet ta dinë se jemi 7 milionë në Ballkan”, ka thënë ai, duke e akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për moral dhe sjellje të dyfishtë.
“Kur shkova në Hagë me thanë se duhet të shkosh për ta pastruar luftën e UÇK-së dhe tash del kjo nga sllovenët. Unë nuk i ka çuar ndonjë dron sllovenëve dhe ata s’mund të jenë me shtet ligjor se Gjermania apo Austria, apo ndonjë shtet tjetër që kam udhëtuar”, ka thënë Haradinaj.

ha se ndalimi i tij është një lojë e ndytë e cila duhet të ndalet menjëherë.

“Është një lojë e ndytë e shtetit slloven, e autoriteteve të këtushme. Ata që po bëjnë lojë të ndytë le ta ndalin lojën e ndytë, qoftë autoritetet sllovene qoftë kushdo qoftë edhe në Kosovë në qoftë se është pjesë e kësaj loje të ndytë”, tha ai.

Haradinaj komentoi edhe rezolutën e nxjerr sot nga Kuvendi i Kosovës.

“Kuvendi ynë ka kry detyrën e vetë. Deputetët kanë kry detyrën e vetë. Për këto raporte Slloveni-Kosovë përgjegjësinë e mbanë Lubjana me veprimet e veta të paskrupullta që janë idioteske që thirret në një fletëarrestë të Interpolit të Beogradit”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk e di se kur do të kthehet në Kosovë.

“Kur të ma japin dokumentin e udhëtimit në bazë të procedurave vi në Kosovë”, tha Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here